Në Shqipëri priten si heronj, ndërsa në vendin italian dy prej arkitektëve që kanë ndërtuar në vendin tonë janë hetuar për korrupsion dhe shmangie nga projekti.
Kështu një nga arkitektët që ka bërë më shumë punë në Tiranë është Marco Casamonti, i cili ka projektuar kullën e papërfunduar Green Tower në afërsi të Postës shqiptare përballë kishës Ordodokse dhe stadiumin Arena Kombëtare, si dhe një sërë kullash të tjera. Sigurisht të gjitha projektet që ai ka fituar kanë qenë me bekimin e qeverive shqiptare po edhe pushtetit lokal.
Arkitekti Casamonti njihet në Itali, siç raporton edhe gazeta italiane La Repubblica, si i dënuar për korrupsion për ndërtimet e tij në Firenze.
Nga ana tjetër Stefano Boeri, që ka kuruar planin urbanistik të Tiranës, pyllin Orbital dhe një sërë shkolla në Tiranë, është vënë nën hetim nga prokuroria italiane, me akuzën e shpërdorimit të detyrës për ndërtimin e qëndrës së Norçias, pas tërmetit të 2016.
Sipas prokurorisë punimet nuk kanë pasur autorizimet e nevojshme dhe Boeri ka qenë drejtues i punimeve gjë për të cilën është në regjistrin e të hetuarve në Itali.
Vetë Stefano Boeri ka folur vërtet i shtangur nga ky lajm për “Correre della Sera” lidhur me vendimi të cilin e kundërshton, pikërisht ai, arkitekti nga më të shquarit që e projektoi dhe zbatoi (nga ana tjetër falas) qendrën në Norcia, se paska shkelur ligjet e mbrojtjes së mjedisit.
(E.K/FAXWEB)