Ish-zëdhënësi i Tony Blair Alastair Campbell gjatë këtyre ditëve ka vizituar Shqipërinë dhe ai që e ka pritur duket të ketë qenë kryeministri Edi Rama, pavarësisht se asgjë nuk është thënë nëpër media mbi vizitën e tij.
Campbell, i cili njihet si personi që këshilloi Ramën se sit ë vinte në pushtet në vitin 2013-të, duke i dhënë atij idenë për “Rilindjen”, më 21 korrik është ritakuar sërish me atë që ndihmoi të bëhej kryeministër.
Këtë e ka zbuluar vetë Campbell në tëitterin e tij, ku shkruan: “E mrekullueshme të jem në Shqipëri me Edi Ramën, për të diskutuar planet për mandatin e tij të dytë. Udhëheqësi i suksesshëm i punës, pro-BE-së, duke marrë terren majtas + qendër”.
Por ai nuk ka ardhur në Shqipëri për të diskutuar me Ramën vetëm për mandatin e tij të dytë, por edhe për të shijuar bukuritë natyrore të Shqipërisë.
“Shqipëria po bën çmos për t’u dukur si Skoci, Sa më shumë e shoh Shqipërinë, aq më shumë e dua atë. Do të ishte një vend ideal edhe për një garë me biçikleta #njeturneshqiperi”, shkruan Alastair Campbell. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2484″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]