23:55 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Në shtëpinë e rrënuar nga rrëshqitjet të Zefit në Durrës, aty ku halli është blerë me para

07:40 | 15/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në shtëpinë e rrënuar nga rrëshqitjet të Zefit në Durrës, aty ku halli është blerë me para

Në gjeologji nuk ka thënie: “këtu ndërtohet e këtu jo”. Kudo mund të ndërtohet, por mënyra si ndërtohet dhe kostoja ndryshon. Ajo për të cilën cdokush duhet ta mendojë dy herë para se të hedh gjithë investimin e jetës është studimi gjeologjik në momentin që bëhet një ndërtim.

Është e nevojshme që ndërtesa t’i ngulë mirë “këmbët” në tokë dhe vendi për të, të jetë i përshtatshëm. Në ditët e sotme njerëzit ndërtojnë dhe kur ndodh tragjedia kujtohen se në atë zonë duhet të ishte bërë një studim para se ngrehina e tyre të zinte vend. I tillë është rasti i Zef Balës, që në fillim të demokracisë la Pukën për tu vendosur së bashku me familjen në lagjen 15 të Durrësit, ose sic njihet masivisht,  Spitallë.

Rrëshqitjet e masiveve të dheut, kryesisht pas cdo sezoni shirashe ka degraduar shtëpinë e tij 3 katëshe të cilës i kanë dalë themelet dhe është gati për tu shembur nga momenti në moment. Në banesën 3 katëshe të familjes Bala shihet qartë që varfëria dhe skamja është ulur këmbëkryq, pak nga halli i madh që i ka shkuar dëm gjithë mundi i jetës, e pak nga mungesa dorës së shtetit për ti dhënë një zgjidhje problemit të tij. Reshjet e fundit e kanë zbritur kodrën më afër detit, me të njëjtin ritëm edhe banesa e Zef Balës ka marrë rrugën për tu shembur nga momenti në moment.

Zefi tregon për ‘’Fax news”se bleu hallin me lek, për të ndërtuar një shtëpi që shumë shpejt mund të shembet mbi të dhe familjarët e tij. Shteti për Zefin është kujtuar për ti bërë legalizimin një shtëpie që cdo ditë zgjohet me avancim të carjes së mureve, ndërsa gjysma e banesës është shembur duke e lënë gjysmën tjetër me themele të hapur.

Zefi tregon se ka trokitur në cdo derë për të kërkuar ndihmë ose strehim në vend tjetër,por askush nuk ka shkuar as për ta parë nga afër gjendjen në të cilën është katandisur banesa e tij, brenda të cilës jetojnë 3 anëtarë të familjes Bala. Ligji përcakton që për marrjen e lejeve të ndërtimit, pjesë e dokumentacionit duhet të jetë dhe studimi gjeologo–inxhinierik, por ka raste kur ky studim është thjesht formal.

Kjo zonë në Spitallë është e njohur për rrëshqitje të kodrës për shkak edhe të përbërjes argjilore të kodrës në fjalë. Në të janë të ndërtuara me 10tëra shtëpi banimi, të cilat janë pajisur dhe me leje legalizimi, pa u interesuar askush për ti verfikuar nga afër gjendjen fizike të godinave./ Elitjona Doko-Fax News

Etiketa: durreselitjona dokofax newsshtepia
Pas

SHTYPI I DITËS. 15/12/2017

Para

FMN fshikullon qeverinë Rama: KUJDES me PPP-të, shmangni konfliktin e interesit në sistemin bankar

Para
FMN fshikullon qeverinë Rama: KUJDES me PPP-të, shmangni konfliktin e interesit në sistemin bankar

FMN fshikullon qeverinë Rama: KUJDES me PPP-të, shmangni konfliktin e interesit në sistemin bankar

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.