Gjyshi i Xhuljeta Gjekës, 21 vjeçares që ndërroi jetë tre muaj më parë në spitalin e Fierit si pasojë e gripit, Pilo Gjeka kërkon drejtësi.
Në një intervistë për Fax News ai kërkon që ligji të veprojë.“Të veprojë ligji mbi të gjithë ata që nuk bënë detyrën. Të zbatohet ligji deri në fund. Mbesa më ka ikur vetem sepse i mungoi ndihma mjeksore.”
21 vjeçarja nga fshati Mujalli, ndërroi jetë në spitalin e Fierit tre muaj më parë. Familja e saj ka akuzuar mjekët se kanë lënë vajzën të vdiste, pasi nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur.
Për këtë rast mjekja Ina Ruzhdija në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit është pezulluar nga detyra me vendim gjykatë, pasi është cilësuar fajtore për mjekim të pakujdesshëm për vdekjen e 21-vjeçares Xhuljeta Gjeka.
Gjykata ka vendosur pezullimin nga ushtrimi i detyrës së mjekut për shtetasen Ina Ruzhdija, me detyrë mjeke në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post