15:37 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qindra njerëz mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit George Floyd-it, demokratët 9 minuta në gjunjë

16:02 | 09/06/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qindra njerëz mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit George Floyd-it, demokratët 9 minuta në gjunjë

Në shtetet e Teksasit dhe Karolinës së Veriut qindra vetë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit George Floyd-it, afrikano-amerikani që vdíq në duart e polícisë në shtetin e Minesotës. Ndërsa në Uashington, D.C., Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi prezantoi një legjislacion gjithëpërfshirës për të lùftuar dhùnën e pòlicisë dhe padrejtësinë racore.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi drejtoi demokratët e të dyja dhomave në një moment heshtjeje në një nga sallat e Kongresit. Ata qëndruan të gjunjëzuar për gati nëntë minuta për të simbolizuar kohëzgjatjen që prokurorët thonë se George Floyd, i prángosur dhe me fytyrë poshtë, u mbajt me gjurin në fyt nga një oficer i bardhë i pòlicisë përpara se të deklarohej më vonë i vdèkur në një spítal të Minesotës.

Vdèkja e Floyd-it ndezi pròtesta në të gjithë botën kundër brùtalitetit të pòlicisë dhe padrejtësisë racore. Gjatë fundjavës, mijëra të tjerë vazhduan të pròtestojnë. Vdekja e Floyd bëri gjithashtu që Komisioneri i Ligës Kombëtare të Futbollit (NFL) Roger Goodell të pohonte se liga kishte gabuar që nuk kishte dëgjuar më parë lojtarët që luftojnë për barazinë racore.

“Ne, Liga Kombëtare e Futbollit, besojmë se jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi. Unë personalisht protestoj me ju dhe dua të jem pjesë e ndryshimit shumë të nevojshëm në këtë vend. Pa lojtarët me ngjyrë, nuk do të kishte Ligë Kombëtare të Futbollit. Dhe protestat në të gjithë vendin janë simbolik e heshtjes shekullore, pabarazisë dhe shtypjes së lojtarëve, trajnerëve, tifozëve dhe stafit afrikano-amerikan”.

Ndërkohë në Mineapolis, e dashura e Floyd-it dhe miq të tjerë u mblodhën në një park të shtunën për të kujtuar Floyd-in dhe lëshuan balona për të nderuar jetët e humbura në duart e forcave të rendit.

“Floyd është këtu me ne. Ai na do. Dhe unë kam dashur për një kohë të gjatë, që çfarëdo feje të jeni, si do që luteni, dua të falënderoj Zotin dhe të jem me një grup njerëzish që e duan atë dhe na përkrahin dhe thjesht falënderoj Zotin që na dha Floyd-in”, tha Courtney Ross.

Floyd u përkujtua gjithashtu në qytetin e tij të lindjes në Karolinën e Veriut nga njerëz të pikëlluar që pritën për orë të tëra për të parë árkivolin e tij të artë. Në Hjuston të Teksasit, finalja e një serie shërbesash përkujtimore për nder të Floydit, publiku gjithashtu ishte në gjendje të shihte árkivolin e tij në kishën The Fountain of Praise. Floyd do të várroset në várrezat Memorial Gardens në Hjuston të Teksasit, pranë nënës së tij./VOA

Pas

Trajneri maqedonas ‘i dha duart’ ekipit shkodran prej pagave të pamarra, zbulohet kush e merr drejtimin e Vllaznisë

Para

U zhvesh para revizorëve, ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale mund të dënohet me 400 euro

Para
U zhvesh para revizorëve, ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale mund të dënohet me 400 euro

U zhvesh para revizorëve, ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale mund të dënohet me 400 euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Transformimi i aeroportit “Nënë Tereza”/ Rama inspekton punimet, projekti inovativ falë bashkëpunimit me arkitektin Marco Casamonti

“Ushtroni të drejtën tuaj”/ Presidenti Begaj mesazh qytetarëve para heshtjes zgjedhore: 11 maji, test i rëndësishëm pjekurie politike

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliaj: Mungon prej 3 muajsh! Më 12 maj të mblidhet Këshilli Bashkiak

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

Krimet zgjedhore! Prokuroria bën bilancin: 54 kallëzime penale, 23 procedime të regjistruara

Projekti i arkitektit Casamonti në aeroportin e Tiranës, Rama: Do të jetë ndër më të bukurit e Europës

Zgjedhjet e 11 majit, qytetarët mund të tërheqin kartat e identitetit edhe të shtunën

Vatikan/ Mesazhi i Papa Leo XIV në meshën e parë: Shpresoj që Kisha të sjellë dritë në netët e errëta të botës!

Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen

Shoferi 24-vjeçar humb kontrollin e motorit, përplas 70-vjeçarin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.