Kjo është situata në Shtiqen të Kukësit ku temperaturat kanë qenë shumë të ulta dhe rreshje të dendura të dëborës.
Forcat e Armatosura janë angazhuar në terren, pas përfundimit të borës së dendur dhe daljes së diellit për të zhbllokuar rrugës.
”Reshjet e borës pushuan, por jo angazhimi i Forcat e Armatosura të Shqipërisë.”, shkruan ministrja Mimi Kodheli.
Për shkak të temperaturave të ulta dhe gripit Ministria e Shëndetësisë ka dhënë urdhër mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave deri në 14 janar, ndërsa qeveria u ka dhënë mundësinë prindërve që punojnë në administratë të bëjnë pushim që t’u shërbejnë fëmijëve. (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”620″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]