Që pas prodhimit flitet shumë për viagrën. Një pilulë, e cila bën mrekulli te meshkujt. Për shumë meshkuj viagra ka qenë aleatja e tyre besnike në shumë raste dhe ka bërë që ata mos të dështojnë.
Por një pyetje që mundon është ‘Po te femrat cili është efekti që ka viagra?’’ Një përgjigje përfundimtare për këtë pyetje nuk ka.
Kjo pasi shumë femra kanë thënë se te ato ka pasur efekte të magjishme, e disa të tjera kanë thënë se kanë pasur vetëm dhimbje koke.
Dëshmi absolute se viagra vepron për mirë tek femrat nuk ka. Në shumë raste ka pasur femra që kanë përfunduar me fytyrë të skuqur, me marrje mendsh dhe të vjella.
Sipas mjekëve ka pasur raste kur femrat kanë përfunduar me diarre, pasi kanë pirë një pilulë viagra.