Avokati Spartak Ngjela është rrëfyer mbrëmjen e sotme për jetën e tij personale , duke zbuluar se nuk është martuar asnjëherë për shkak se ndihej më i lirshëm beqar.
I gjendur përballë fëmijëve në një emision në Klan, Ngjela nuk iu shmang dot pyetjes së sikletshme. Ai i sugjeroi fëmijëve që ata të mos bënin si ai.
Biseda me fëmijët:
Ti përse nuk je martuar? Apo nuk të pëlqen që të martohesh?
Spartak Ngjela: Më dukej vetja si më i lirë mos martohesha, por ju mos e bëni këtë gjë.
Alketa Vejsiu: Si mund t’ju a shpjegojmë fëmijëve martesën me pak fjalë? Pse njerëzit duhet të martohen në jetë?
Spartak Ngjela: Martesa është për të krijuar pasardhësit dhe për të pasur një grua me të cilën do bashkëpunosh në jetë.
(E.H/Faxweb.al)