Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Lezhës, ku po mban dëgjesat publike me qytetarët.
Teska dëgjonte qytetarët Rama ndau me ta një historin e një të riu nga Shkodra, i cili ishte ankuar se në spitalin i kishin marrë lekë kur kishte çuar babanë e tij. Kryeministri theksoi se i riu nuk kishte pranuar që të denonconte mjekët në fjalë, pasi do e quanin “spiun”.
“Jemi të hapur sa të krijohet qeveria e re, dhe mund të futeni në këtë koalicion pa dallim partish për të marrë pjesë në qeverisje aktive. Jo vetëm sa i takon ankesave konkrete personale apo dhe të komunitetit, por edhe të proceseve për problematika më të gjera. Për të gjithë anëtarët e këtij koalicion informacionin do e marrin online për pr/ligjet. S’do jetë një ekran, por pas ekranit do kemi një ushtri njerëzit. Jo gjithmonë ata që ankohen kanë të drejtë, ka dhe raste kur kanë të drejtë ka dhe nga ata që s’kanë. Këto nuk zgjidhen nëpër mbledhje, por duke bërë verifikimet e duhura ligjore. Në fund përgjigja do të jetë për qytetarin, të takon apo jo. Në rast se qytetarit i takon, ata që e kanë vonuar s’kanë më punë në zyrat e shtetit. Ai që është tek sporteli, që ia përplas derën në fytyrë ta mendojnë 7 herë nëse e bëjnë se mund të ndodh që ai është një nga anëtarët e koalicionit. Ata të kazanit në Tiranë e quajnë ca të Enver Hoxhës, ca të Mao Ce Dunit. Kjo është as më shumë e as më pak që njerëzit mos të përcillen nga dera në derë. Kryeministria u jep përgjigje duke i përcjell tek instanca e duhur. Në atë moment qyteti ngec se instanca nuk përgjigjet. Këtë do e mbushim me urë komunikimi përmes platformës. Nuk do jetë si FB ku futesh pa emër dhe shan e bën, por duhet t’i dalë për zot asaj që thotë. Që të jetë i gatshëm. Më shkruante sot një djalë nga Shkodra që: Çove babën në spital dhe me kerkuan lekë më shumë se një herë. Dhe unë i thash “vjen me mua sot në Shkodër e mi tregon”. Por ai më tha: “Epo i bie që mos të jetoj më në Shkodër. Se do më thonë “Ja ky spiuni”, u shpreh Rama. (S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post