Pas më pak se një ore kreu i opozitës Lulzim Basha pritet të dalë në një deklaratë për mediat. Kjo për shkak të situatës së krijuar nga helmimi i qytetarëve në protestën e opozitës.
Vetë Basha ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje dhe ka shkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt Spitalit.
Përveç tij në spitalin e Tiranës janë paraqitur dhe 76 raste të tjeratë qytetarëve.
Simptomat që ata kanë shfaqur janë dhimbje të kokës, ënjtje në fytyrë si dhe djegie sysh. Pas marrjes së ndihmës së parë Basha është larguar nga Spiatli. Më rëndë paraqitet situata për asistentin dhe truprojen e tij.
Nga ana tjetër ai ka anuluar një sërë takimesh që kishte planifikuar të kryente ditën e sotme në Lushnje.
Basha kishte planifikuar të ishte në Divjakë në orën 10.00. Më pas në orën 11.00 në Lushnje dhe në 12.30 nëRoskovec. Takimet do të mbahen edhe pse pa praninë e kreut demokrat.
Ajo që mësohet është se vendi ku u mbajt Mitingu është rrethuar dhe po merret në ekzaminim. Dëshmitarët flasin për një pluhur, përmbajtja e të cilit mbetet ende e paqartë.
Tashmë është ngritur një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. (E.K/SHUPLAKA)