Kryeministri rama nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se teatri i ri do të ndërtohet sdhe se do të jetë ndër më të bukurit në rajon.
“Sali teatrin Kombëtar do ta ndërtojmë por ti s’ke nevojë të shkosh në teatër, se s’ke nevojë të shkosh. Teatrin Kombëtar do ta ndërtojmë, do të jetë një nga më të bukurit të këtij rajoni, ashtu siç do të jetë dhe stadiumi”, tha Rama.
Ndërsa ish-kryeministri Berisha tha se Rama ka ndërmarrë një sulm frontal ndaj elitës dhe se është injorant në fushën e arsimit.
“Në këtë seancë shqiptarët e panë kreun e të gjithave në Shqipëri që ka ndërmarrë nga pozita e injorancës totale, të zhulit të injorancës një sulm frontal kundër elitës së kombit.
Injoratët këtu pas meje nuk dinë të lexojnë, nuk kuptojnë, nuk kanë asgjë të përbashkët këta me inteligjencën”, tha Berisha. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post