Në Kurbin po mbahet foltorja e fundit e ish kryeministrit Berisha dhe simpatizantët e pranishëm e kanë pritur me ovacionetë mëdha duke thërritur emrin e tij herë pas herë në çdo fjali të thënë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha foli edhe për zëra që sipas tij qarkullonin nëpër Tiranë lidhur me mënyrën sesi ‘ndaheshin paratë’ mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit, Lulzim Basha. Ai tha se pazaret bëheshin duke i dhënë 20% të fitimeve për kryetarin e opozitës.
Ish-kryeministri Sali Berisha: Në Tiranë qarkullon një fjalë se Edi Rama atyre që u kërkon 20% kur i thonë se e çuan në këtë adresë u kthehet dhe u thotë: Po mua nuk më mbeti gjë se 20% detyrohem ti jap edhe Lulit. E dhashë këtë fjalë që qarkullon e cila shpreh më së miri pazaret e trpshme që bëri kreu I opozitës duke dorëzuar idealet tuaja të pastra, për karrigen e tij.
Miqtë e mi këto 8 vite kanë qenë më të vështirat për ju sepse kishit nga njëra anë qeverinë, por edhe kreun e opozitës të paqenë I cili në cdo marrëveshje do të favorizonte qeverinë, që do humbte dhe të kalonte nga disfata në disfatë pa u shqetësuar fare se ai që humbet duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet nga skena politike. Të gjitha këto bënë që në 8 vite të na mbyllen dyert e Europës dhe të mos happen negociatat për procesin e anëtarësimit.