Janë mbyllur pjesët e para të gjashtë takimeve të mbetura të UEFA Champions League, ku mes tyre spikat superndeshja mes Juventusit dhe Manchester United që po luhet në “Allianz Stadium”.
Pjesa e parë nuk ka prodhuar gola, pasi loja është përqendruar më shumë vetëm në mesfushë, teksa bardhezinjtë kërkuan disa herë me disa aksione që të kalonin në avantazh, por të gjithë aksionet u mbyllën me sukses nga mbrojtja e United. Ndërsa në minutën e 35’ një moment i artë për Juven, por porta e “Djajve të kuq” u shpëtua nga shtylla, nga një top i goditur nga Paolo Dybala, shkruan SP.
Nga ana tjetër, Real Madrid ka shkatërruar me katër gola Viktoria Plzen, ku mbajnë firmat e Benzema i cili shënoi dipietë respketivisht në minutën e 21’ dhe 37’, Casemiro në minutën e 23’ dhe Bale 40’.
Manchester City e ka mbyllur këtë pjesë në epërsi prej dy golash pjesën e parë në takimin ndaj Shakhtar Donetsk. I pari që shënoi ishte Silva në minutën e 11’ dhe për të dytin mendoi Gabriel Jesus.
Edhe Bayern Munchen është në avantazh në përballjen ndaj AEK Athens me rezultatin minimal 1-0. Robert Lewandowski ka ekzekutuar në mënyrë perfekte një penallti në minutën e 31’.
Dy përballjet e tjera:
Benfica 1 – 0 Ajax
Lyon 2 – 0 Hoffenheim