05:01 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Në tre ditë, disa vrasje në Kosovë! Reagon Albin Kurti: Organet e rendit dhe drejtësisë të adresojnë rastet

11:14 | 26/03/2025
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në tre ditë, disa vrasje në Kosovë! Reagon Albin Kurti: Organet e rendit dhe drejtësisë të adresojnë rastet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar organet e rendit dhe drejtësisë që të trajtojnë me seriozitet shkaqet, rrethanat dhe “dhe predispozitat e autorëve”, në mënyrë që të vihet drejtësi për vrasjet e ndodhura ditëve të fundit në Kosovë dhe të parandalohen raste të tilla.

Në tri ditë, në Kosovë kanë ndodhur katër vrasje. Më 23 mars, një 19-vjeçar u vra në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij. Po në Vushtrri, një ditë më vonë një burrë vrau një grua 42-vjeçare. Autori, 58 vjeç, më pas vrau veten. Ndërkaq, mbrëmjen e 25 marsit, një burrë u vra në Prishtinë, ndërkaq një tjetër mbeti i plagosur, pasi, sipas Policisë, ata u sulmuan nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se kjo seri vrasjes duhet të ndalohet dhe dënohet, duke theksuar se akti i vrasjes “asnjëherë nuk guxon të normalizohet”.

“Natyrisht, na duhet një analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucional, reflektim shoqëror që adreson dhunën që kemi parë në këto ditët e fundit”, deklaroi Kurti, duke kërkuar angazhim maksimal nga organet e rendit dhe drejtësisë.

Autoritetet e rendit kanë thënë se janë duke hetuar shkaqet e vrasjeve që ndodhën ditët e fundit në Kosovës.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë u regjistruan 17 vrasje, ndërkaq më 2023 u regjistruan 29 të tilla.

Ekspertët e fushës së sigurisë thonë se numri i vrasjeve tregon se çështja e armëmbajtjes është bërë alarmante, duke kërkuar që të kenë një qasje më gjithëpërfshirëse, përfshirë këtu edhe ndërgjegjësimin e të rinjve për pasojat e armëve.

Në Kosovë ka ligj për pajisje me leje për armë, që përcaktojnë se kush dhe nën çfarë kushtesh mund të pajisjet me armë zjarri. Ligjet po ashtu parashohin dënime me gjoba dhe me burgim për poseduesit e armëve pa leje.

Në vend llogaritet se janë mbi 230.000 armë pa leje në duart e qytetarëve.

Policia tha se në baza vjetore konfiskon mesatarisht rreth 1.500 armë pa leje./rel

Etiketa: kurti
Pas

Rama takim elektoral në Shkodër: Kundërshtarët i kemi mbrapa, jo përballë

Para

Përplasi këmbësoren dhe u largua, nis hetimi për 60-vjeçarin

Para
Përplasi këmbësoren dhe u largua, nis hetimi për 60-vjeçarin

Përplasi këmbësoren dhe u largua, nis hetimi për 60-vjeçarin

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.