Përdoruesit islamikë të rrjeteve sociale në turqi, pas tërmetit 5.8 ballë që goditi vendin të enjten, filluan të fajësonin gratë që “nuk sillen mirë” si shkaktare të tij.
Pas tërmetit, gratë të cilat gjendeshin në rrugë u ngacmuan dhe u abuzuan teksa qytetarët po ekavuoheshin nga ndërtesat.
Islamistët filluan të fajësonin gratë si shkaktare të dridhjeve të tokës, pasi sipas tyre, gratë kishin provokuar tërmetin duke mos u veshur mirë, duke u përpjekur të drejtojnë meshkujt në rrugën e gabuar, duke humbur dëlirësinë e tyre dhe duke përhapur tradhëtinë bashkëshortore.
Një përdorues i mediave sociale interpretoi tërmetin si një shenjë nga Zoti, duke paralajmëruar Turqinë të anullojë një Konventë të Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, e quajtur Konventa e Stambollit.
Banorët nxituan të shpëtojnë nga ndërtesat dhe të kërkojnë një vend të sigurt kur ra tërmeti. Kjo solli disa gra në vijën e qitjes nga misogynistët, sipas raporteve në mediat sociale. “Një burrë vuri në shënjestër gratë në rrugë, duke thënë se tërmetet ndodhin për shkak të tyre”, tha një grua.
Ndërsa shumë akuzuan gratë për tërmetin, Fatih Tezcan, një personalitet i spikatur i mediave sociale pro-Erdogan, kaloi në një tjetër nivel dhe fajësoi Shtetet e Bashkuara për tërmetin e së enjtes.
Gratë u fajësuan si shkaktare të tërmetit gjithashtu, edhe pas një goditje të madhe tërmeti pranë Stambollit në 1999.
Dy muaj pasi tërmeti me madhësi 7.4 goditi provincën veriperëndimore të Kocaeli, duke vrarë të paktën 17.480 njerëz, një grua mbajti një pllakatë duke thënë “a nuk ishte 7,4 të mjaftueshëm?” gjatë një proteste kundër ndalimeve të shamive në shkolla.
Pankarta i referohej debatit të gjatë të vendit, midis sekularistëve dhe muslimanëve të devotshëm, duke nënkuptuar se gratë kishin sjellë fatkeqësi në qytetin e tyre duke refuzuar të veshin velin islamik.