22:46 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Në vend të një bisedë me Komisionerin Hahn”, deputeti i PD-së: Ke të drejtë, vettingu dizaster epokal

21:05 | 17/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Në vend të një bisedë me Komisionerin Hahn”, deputeti i PD-së: Ke të drejtë, vettingu dizaster epokal

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me kromisionerin Johannes Hahn.

Me anë të një shkrimi të gjatë në Facebook, Bylykbashi shkruan se vetting është një dizaster epokal, pasi sipas tij Vetingu nuk është reformë, sepse vetingu vetëm spastron.

“Ne teori heq pjesën e keqe apo të sëmure. Por nuk është reformë, sepse krijon grope në sistem, nuk ndërton sistem te ri.”

Postimi i plotë

Ne vend te nje bisede me Komisionerin Hahn

Komisioneri Hahn tha sot se vetingu po ecte mire, por tha edhe se do te ishte dizaster, nese, per shkak te vettingut, shqiptaret te mbeteshin pa gjyqtare. Une nuk pata rastin ta takoj, po disa gjera po i them ketu.

Ka te drejte, dizaster ‎epokal eshte! Dhe, ne fakt, po ndodh! Nuk eshte hipotetik.

Nese boshlleku qe krijon vetingu plotesohet me avokate qe kane bere sekserin e korrupsionit, ish hetues, prokurore e gjyqtare te komunizmit, qe u hoqen dikur, sepse kishin denuar me burgim per politike, apo juriste pa eksperience, vetingu nuk ka bere asnje pune!

Aq me keq, nese boshlleku qe krijohet mbushet me gjyqtare e prokurore qe do Rama, qe i binden dhe i betohen atij se do t’ia shperblejne nderin, duke mbyllur ne te ardhmen çeshtjet e korrupsionit dhe krimit te organizuar, ku jane perfshire vete Rama dhe ministrat e tij.‎

Vetingut duhet t’ia veme me pas fajin per kapjen politike te Drejtesise?

Sigurisht jo! Pergjegjes eshte Rama qe po e perdor si thike, si dhe ata qe mbrojten kapjen politike nga Rama.

Komisioneri Hahn tha se i duhet hapur rruga ndryshimeve te ligjit per Shkollen e Magjistrature‎s qe te zgjidhet ngerçi.

Perseri e kane genjyer!

Rregjistrimi ne shkolle i studenteve te rinj nuk eshte reforme, eshte rutine dhe nuk zgjidh gabimet apo fajet e renda konceptuale te reformes.

Boshlleku, qe Komisioneri e quajti dizaster, nuk mund te mbushet dot nga rekrutimi i studenteve.

Duhen tre vite qe ata qe do te rekrutohen te mund te quhen gjyqtare e prokurore, por do te jene pa eksperience. E vetmja eksperience do te jete ajo qe do t’i jape linja politike qe kontrollon sot Magjistraturen.

Komisioneri u cudit se pse duhet te miratohet me 3/5 nje ligj per nje shkolle, qofte kjo e Magjistratures.

Ka shume te drejte te habitet.

Para dy vitesh duhej shumice e thjeshte. Por ata qe e genjyen nuk i thone kurre te verteten‎.

Opozita e kundershtoi qe Shkolla e Magjistratures te futej ne Kushtetute, sepse nuk eshte organ kushtetues dhe nese do te lindte nevoja per ndryshime, do te bllokohej meqe do te nevojiteshin 3/5.

Por ustallaret e larte te reformes se Rames pikerisht kete donin.

Pasi Rama kapi edhe Shkollen e Magjistratures, e futi ne Kushtetute vetem e vetem qe cdo ndryshim me pas te ishte i pamundur pa voten e tij.

Pra sa kohe do ta kontrollonte, do te bllokonte me minorance bllokuese sic bente atehere kur ishte ne opozite.‎

Askush nuk ia shpjegoi Komisionerit qe ky ishte nje instrument kapjeje.

Komisioner, me pare ishte ligj i thjeshte dhe opozita ashtu donte te mbetej. Po te mos donte Rama te cimentonte kapjen e sistemit, sot nuk do te cuditeshe.

Duhet t’u kerkosh llogari edhe atyre qe keshilluan ustallaret e Rames!

Por me e rendesishmja eshte qe as vetingu dhe as regjistrimi i studenteve te ardhshem nuk jane reforme.

Vetingu eshte si kemioterapi qe ndoshta te shpeton.

Regjistrimi i studenteve ne magjistrature eshte rutine qe ka 20 vjet qe ndodh.

Reforme do te thote te ngresh institucionet e reja ‎te drejtesise qe do te zevendesojne te vjetrat.

KLD eshte drejt fundit, por KLGJ dhe KLP qe do ta zevendesojne as qe duken ne horizont.

Jane bllokuar, sepse 6 gjyqtaret dhe 6 prokuroret qe duhen emeruar, nuk dihet kur do te zgjidhen! Gjithmone, nese vetingu do te lere ndonje ne kembe.

Pa u ngritur KLGJ dhe KLP nuk emerohen dot gjykata e posacme antikorrupsion, SPAK dhe BKH.

Pra Rama dhe ministrat do te vazhdojne te livadhisin. Pa KLGj e KLP as ata magjistratet e rinj nuk emerohen dot, sic thote Kushtetuta e 2016.

Nuk kemi Gjykate Kushtetuese.

Nuk kemi Gjykate te Larte.

Nuk kemi Prokuror te Pergjithshem, sic kerkon Kushtetuta.

Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi eshte paralizuar nga vetingu dhe pa te nuk kemi kandidate per ne Gjykate Kushtetuese dhe Inspektor te Larte te Drejtesise qe do te hetoje shkeljet e gjyqtareve dhe prokuroreve.

Pra nuk kemi asnje kolone te sistemit te drejtesise. Nuk kemi Sistem Drejtesie dhe nuk dihet per sa kohe nuk do ta kemi.

Ta quash kete dizaster si progres te reformes ne drejtesi sic thote Rama, eshte fiks si perralla e Mbretit Lakuriq. E per kete nuk e ka fajin thika e mprehte e vetingut, por dora vrasese e Kryeministrit, qe e perdor ate thike per te kapur pushtetin gjyqesor e ta perdore kete pushtet si imunitet per paudhesite e tij.

Zoti Komisioner, ju kujtohet paragrafi i famshem 88 i Komisionit te Venecias? Per ate luftoi Opozita ne 2016, sepse pengonte kapjen politike te Drejtesise. Kete e mbeshtetet edhe ju dhe znj. Nuland. Kjo coi ne marreveshjen per Kushtetuten me 22 korrik 2016.

Sot reforma‎ ne drejtesi ka dale nga te gjitha shinat dhe treni ka ngecur ne zhavorr.

Zoti Komisioner, pa e rikthyer trenin ne shinat e Kushtetutes, siç u vendos me konsensus, do te vazhdoni te habiteni!

 

 

Etiketa: komisioner hahnoerd bylykbashi
Pas

Të gjithë sytë nga qielli! Përgjakje dhe eklips hënor, ja kur mund ta shijoni fenomenin e rrallë!

Para

Serioziteti në një lidhje i tremb, këto janë shenjat më të pavendosura të horoskopit

Para
Serioziteti në një lidhje i tremb, këto janë shenjat më të pavendosura të horoskopit

Serioziteti në një lidhje i tremb, këto janë shenjat më të pavendosura të horoskopit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.