Kryeministri i Anglisë BORIS Johnson është përfshirë nga një stuhi e skandaleve lidhur me periudhën e pandemisë në vitin 2020. Së fundmi janë zbuluar detaje të reja sa i takon festave në shtëpinë e tij bashkë me kabinetin qeveritar.
Më 19 qershor 2020, Johnson mbushi 59 vjeç dhe bashkë me stafin e tij u mblodhën duke festuar në ambjentet e mbyllura të shtëpisë së tij.
Sipas mediave te huaja, pretendohet se e fejuara e tij e atëhershme Carrie e surprizoi kryeministrin me një tortë dhe një grup prej 30 personash këndoi në kor këngën “Happy Birthday”.
Sekretarja e Boris Johnson deklaroi se :“Pra, kur njerëzit në një zyrë blejnë një tortë në mes të pasdites për dikë tjetër, ata janë duke punuar në zyrë dhe ndalojnë për dhjetë minuta për të kënduar urime ditëlindjen dhe më pas shkojnë kthehen në tavolinat e tyre, kjo tani quhet festë?”
Të gjitha këto skandale tashmë janë vënë në fokus të hetuesve të cilët po grumbullojnë provat dhe brenda pak ditësh do të dalin me një raport të plotë.
Opozita nga ana tjetër nuk i ndal akuzat ndaj partisë në pushtet dhe Johnson duke thënë se duhet të sqarojë të gjitha këto marrëzi para popullit dhe të përballet me ligjin.
“Ndërkohë që miliona njerëz po luftojnë për të paguar faturat e tyre. Ne nuk mund të përballojmë të vazhdojmë me këtë qeveri kaotike dhe pa timon.” –u shprehën opozitarët.
(E.D/faxweb.al)