Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis do t’i jepet një mandat zyrtar për të tentuar të formojë një qeveri koalicioni nga presidentja Katerina Sakellaropoulou .
Kryeministri do të pritet nga presidentja në orën 12:30 në Pallatin Presidencial.
Më herët presidentit iu prezantuan rezultatet zyrtare nga kryeparlamentari Kostas Tasoulas, i cili i mori nga ministrja e Brendshme në detyrë, Kalliopi Spanou.
Sipas mandatit tre-ditor, Mitsotakis mund të negociojë me partitë e tjera në përpjekje për të formuar një koalicion.
Nëse bisedimet dështojnë, partia e dytë dhe e tretë – SYRIZA e ndjekur nga PASOK-u socialist – marrin secila një mandat tre-ditor.
Nëse asnjë parti nuk arrin të formojë një koalicion, Sakellaropoulou do të emërojë një qeveri të përkohshme për ta çuar vendin në një votim të ri rreth një muaj më vonë.
Burime të Demokracisë së Re kanë bërë me dije për mediat greke se zgjedhjet e dyta do të mbahen më 25 qershor.
Edhe pse shënoi një fitore të thellë me 40% të mbështetjes popullore, Mitsotakis nuk mund të krijojë qeverinë e shumicës, pasi nuk pritet që të ketë koalicion me asnjë prej partive të tjera më të vogla.