“Qendroni në linjë, por mos prisni që dera të hapet shpejt”. Ky ishte mesazhi i dërguar të enjten për gjashtë shtetet e Ballkanit që shpresojnë të bashkohen me BE, shkruan prestigjiozja britanike “The Guardian”.
Të gjashtë kryeministrat e Ballkanit ishin të ftuar në takimet e krerëve të shteteve të BE në Sofje, Bullgari, si një gjest për të riafirmuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Në samit u vu re se shtetet anëtare kishin pikëpamje të ndryshme mbi zgjerimin e BE-së.
BE është e gatshme të ofrojë joshje për gjashtë shtetet, duke pasur parasysh shqetësimet për paqëndrueshmërinë e mundshme dhe rolin në rritje të Rusisë në rajon. Johannes Hahn, komisioneri për zgjerimin, ka thënë në një numër rastesh se BE duhet të “eksportojë stabilitetin” në rajon për të shmangur “importimin e paqëndrueshmërisë”. Por shumë shtete anëtare janë të shqetësuara, pasi mungojnë angazhimet konrekte të këtyre shteteve.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është shfaqur si kundërshtari kryesor i zgjerimit të mëtejshëm të BE. “Mendoj se ne duhet të shohim me shumë kujdes dhe ashpërsi mundësinë për zgjerim”, tha presidenti francez për gazetarët në Sofje. “15 vitet e fundit kanë treguar se kjo rrugë ka dobësuar Evropën duke menduar gjithë kohën që duhet të zgjerohet”.
Një takim e Sofjes u ra dakord për “perspektivën evropiane” të gjashtë vendeve të Ballkanit, por në mënyrë të dukshme mungojnë fjalët “pranimin” ose “zgjerimin”
Mali i Zi dhe Serbia kanë përparuar në rrugën e anëtarësimit, me një datë të mundshme për antarësimin e BE-së në vitin 2025.
Muajin tjetër, duhet të merret një vendim nëse do të hapen bisedimet që mund të çojnë në afrimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Perspektiva evropiane” për dy vendet e tjera, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina, është jashtëzakonisht e paqartë dhe nuk ka gjasa të realizohet në të ardhmen e afërt.
Kyeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se doli shpresëplotë nga takimet me lideret e BE për një vendim pozitiv, pra që negociatat e pranimit për vendin e tij të hapen në qershor. Por nga ana tjetër, ai tha se angazhimet e BE janë të paqarta. Politika e jashtme gjithnjë e më agresive e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është përdoret nga drejtuesit politik të vende të ballkanit si një paralajmërim se ata nuk mund të presin për Evropën përgjithmonë.
“BE është e vetëdijshme se ka konkurrues të fortë në Ballkan. Nuk ka vakum në marrëdhëniet tona ndërkombëtare. Nëse dikush tërhiqet ose nuk dëshiron të veprojë, dikush tjetër do, “tha Srgjan Darmanoviç, ministri i jashtëm i Malit të Zi.
Ekziston edhe çështja e emrit të Maqedonisë, të cilin Athina e kundërshton për shkak të ngjashmërisë së saj me rajonet veriore të Greqisë. Pastaj Kosova, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por pesë vende të BE ende nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës.
Megjithatë, lodhja e zgjerimit, plus në vendet e Ballkanit, do të thotë se shumë vende në BE janë të shqetësuar në perspektivën për të sjellë anëtarë të rinj, veçanërisht në një kohë kur blloku ka debatet e veta të brendshme rreth mënyrës se si të merret me rivalitetet demokratike në Poloni dhe Hungari.
Ekziston edhe çështja e emrit të Maqedonisë, të cilin Athina e kundërshton për shkak të ngjashmërisë së saj me rajonet veriore të Greqisë. Udhëheqësit e të dy vendeve u takuan në Sofje dhe thanë se ishin afër pranimit të një marrëveshje mbi një emër të ri për Maqedoninë. Pastaj ka Kosovën, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por që pesë vende të BE nuk e njohin.
Në shumicën e gjashtë shteteve të Ballkanit, sondazhet e opinionit tregojnë një shumicë të fortë në favor të integrimit në BE dhe udhëheqësit janë të prirur për të sjellë premtime solide nga BE për t’u treguar qytetarëve të tyre.
Rama tha se pranimi aktual nuk do të ndodhë tani, por tha se rruga e integrimit ishte e rëndësishme për shpresat e të rinjve shqiptarë. “Ne duhet t’u japim atyre një perspektivë të qartë se një ditë ne do të jemi në Evropë,” tha ai.
(M.Q/Faxweb)