16:12 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Negociatat/ Arben Çeku: Për të ardhur keq që humbëm këtë shans, pak shpresa edhe për 2019

17:10 | 26/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Negociatat/ Arben Çeku: Për të ardhur keq që humbëm këtë shans, pak shpresa edhe për 2019

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çeku i ftuar në ‘Fax News’ ka thënë se është për të ardhur keq që vendi ynë humbi një shans mjaft të mirë për të çelur negociatat.

Çeku deklaroi se nëse Maqedonia nuk ka bërë ndonjë hap të madh para, përveç çështjes së emrit, Shqipëria ka bërë hapa pas sa i takon drogës, krrimit dhe trafiqeve.

Ish ambasadori theksoi se rreziku është i madh që as në vitin 2019 të mos kemi rezultate positive pasi do ketë kushte të reja ku Shqipëria do të jetë e monitoruar.

“Ka pak shance që të ndyshojë kursi i BE, dëmin më të madh do ta marrë Maqedonia e cila ka bërë një hap të madh në negociatat m e Greqinë.

Për sa i përket kritereve vlerësimi është i ndryshëm, janë kritere të tjera që kërkohen, por kryesisht vihet theksi tek reformat, korrupsioni, ndërsa tek janë lufta kundër drogës dhe krimit të organizuar. Është vendosur kriter shtesë reforma elektorale dhe zbatimi i plotë i reformës në drejtësi. Maqedonia ka sfida edhe më të mëdha se ka përpara referendumin për emrin.

Shqipërinë e pengon korrupsioni dhe lidhjet e krimit me politikën, na penalizojnë, dhe nuk jam optimist edhe për vitin e ardhshëm.

Ne do të jemi edhe më të vëzhguar, të monitoruar, janë një mori raportesh që konvergojnë në një pikë se nuk kemi bërë mjaftueshëm. Hapja e negociatave do të ishte një lajm i mirë për shqiptarët, po do të ishte i keq për ato politikanë që vazhdojnë të shfrytëzojnë tranzicionin.

Lufta kundër krimit, korrupsionit dhe trafijkut të drogës, janë problem të mëdha, nëse themi se Maqedonia nuk ka bërë hapa të mëdha para, Shqipëria ka bërë hapa prapa.

Është për të ardhur keq që Shqipëria humbet rastin për hapjen e negociatave , por siç shihet edhe në 2019 nuk do të plotësojmë kriteret dhe kemi dhe zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm për të cilat do të ketë kriter vlerësues dhe kështu na shtohet edhe një tjetër kërkesë nga BE dhe për këtë jam skeptik se edhe në 2019 nuk do të arrijmë të marrim çeljen e negociatave. Ky vit ishte viti më i përshtatshëm por fatkeqësisht nuk u shfrytëzua. Është për të ardhur keq. Në vitin 2008 ne ishim  shumë përpara Serbisë, dhe tani radhitemi me vendet problematike.

Rreziku i madh është që të futemi në një zonë gri që Brukseli nuk dëshiron të merret me të”, tha ndër të tjera Çeku. (B.H/Faxweb)

Intervista e plotë:

Etiketa: Arben Çeku
Pas

Shemsi Prençi flet pas shkarkimit: Xhaçka jo bashkëpunuese, emërimi i Çakos i paligjshëm

Para

Nuk përballoi dot emocionet/ Komentatori i ndeshjes pëson infrakt, menjëherë pasi kombëtarja e tij pësoi gol

Para
Nuk përballoi dot emocionet/ Komentatori i ndeshjes pëson infrakt, menjëherë pasi kombëtarja e tij pësoi gol

Nuk përballoi dot emocionet/ Komentatori i ndeshjes pëson infrakt, menjëherë pasi kombëtarja e tij pësoi gol

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rutte nxit SHBA-të: Fuqia më e madhe ushtarake duhet të veprojë në kohën e duhur

Tryeza mbi energjinë/ Belinda Balluku thekson rritjen e investimeve të huaja në sektorin e rinovueshëm

Trump dhe Zelensky takohen në Hagë: Fokus te armët dhe presioni ndaj Rusisë

Më i votuari i Tiranës dhe tensionet në PS, Gonxhja: Administrata e lirë nga presionet

Shqipëria merr Presidencën e ICIC, Dervishi: Një përgjegjësi dhe nder i madh

Trump përkushtohet ndaj NATO-s, Rutte vlerëson rolin amerikan në zgjidhjen e konfliktit Iran-Izrael

Ministri Ulsi Manja rikonfirmon rolin kyç të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave

Tiranë/ Arrestohet 34-vjeçari që mori me forcë dhe dhunoi një shtetas në automjet

Vlorë/Arrestohet shefi i ekipit të OSSH-së për korrupsion, kapet në flagrancë duke marrë ryshfet

Tropojë/ Arrestohet polici për kontrabandë me karburant

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.