18:29 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Negociatat Berisha-Bardhi një hap i mirë, Korreshi: Jam për një opozitë të bashkuar! Qëllimi jonë i përbashkët duhet të jetë…

18:53 | 01/09/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Negociatat Berisha-Bardhi një hap i mirë, Korreshi: Jam për një opozitë të bashkuar! Qëllimi jonë i përbashkët duhet të jetë…

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët, është shprehur se do të negociojë me Gazment Bardhin për bashkimin e grupit parlamentar të PD-së.

Ndërkohë ai tha se grupi i “Rithemelimit” është i hapur për diskutime për veç Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.

Sakaq, ditën e nesërme kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha  mbledh Kuvendin Kombëtar.

Për të diskutuar lidhur me këto zhvillime, i ftuar në studion e FaxNews, me anë të një lidhjeje ‘Skype’ ishte deputeti i PD, Saimir Korreshi.

Gjatë intervistës me gazetaren Rovena Neziri, Korreshi u shpreh se përçarja e PD-së, ka marrë më shumë vëmendje mediatike se sa shumë afera dhe skandale të mazhorancës.

Më tej ai u shpreh se pret që me rikthimin e politikanëve në detyrat e tyre, të ketë një plan dhe dëshirë për të folur për negociata për bashkimin e PD-së.

Sakaq, lidhur me deklaratën e Berishës se ka negociata me Bardhin për bashkimin e opozitës, ai theksoi se është lajm i mirë, kiu edh epse në, kiu edhe pse në fillesat e veta, dëshira e treguar nga palët për bashkim është për tu vlerësuar.

“Unë e kam bërë shumë të qartë se ku qëndrojë në  mesin gjithë përçarjes në PD. Njëri thotë ne kemi vulën, tjetrin e selinë e tjetri siglën. Për të mos i ngelur qefin asnjërit, i kemi marrë të gjithëve ndonjë gjë. Ama legjitimitet nuk besoju se s’ka asnjëri prej grupeve. Situata e krijuar është sa për të qeshur aq edhe për të qarë.

Atë çfarë lamë dy tre javët e fundit të korrikut, ku ka ardhur pak era opozitë, kërkojmë ta vazhdojmë jo vetëm për militantët por edhe për të përcjell mesazhin se kjo është opozita dhe se armiku jonë i përbashkët është Edi Rama dhe jo njëri-tjetri. Fokusin e ka marrë më shumë përçarja e PD, sesa aferat dhe skandalet e mazhorancës. Nisma për bashkimin e opozitës ka ardhur na shumë deputetë, kjo pasi ndihet trysnia dhe presioni politik. Lidhur me këto bisedime në dijeninë time bëhet fjalë vetëm për grupin parlamentar, ndaj dhe negociatat duhet të vazhdojnë.

Ky është një hap i mirë, ajo çka kemi kërkuar ne grupi i ‘mesit’ , nuk kemi kërkuar vetëm pasjen e një kryetari, po edhe rikthimin e besimit te militantët dhe elektorati gri. Unë jam për një PD gjithëpërfshirëse dhe të bashkuar. Është një nismë e mire, unë e kam thënë që Berisha po mban peng bashkimin, në sensin se është figura dominante dhe aktori kryesor i PD-së”, tha Korreshi.

Pas

Putin dhe Erdogan pritet të takohen mes përpjekjeve për ripërtëritjen e marrëveshjes së grurit

Para

Macron ngul këmbë: Duhet të jemi të vendosur për ndalimin e abajave në shkollë

Para
Macron ngul këmbë: Duhet të jemi të vendosur për ndalimin e abajave në shkollë

Macron ngul këmbë: Duhet të jemi të vendosur për ndalimin e abajave në shkollë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë

Tërmeti goditi provincën Hokkaido – Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

Agjencia Bërthamore e OKB-së bën paralajmërimin e fortë: Irani po rrit ndjeshëm rezervat e uraniumit

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon shtyrjen liberalizimit të tregut të energjisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.