07:54 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Negociatat/ Çështja e Meçollarit tek Siguria, Noka: Ka integritet të dyshimtë; Xhaçka: Ja pse e larguat ne 2012

10:54 | 06/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Negociatat/ Çështja e Meçollarit tek Siguria, Noka: Ka integritet të dyshimtë; Xhaçka: Ja pse e larguat ne 2012

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, po raporton në Komisionin e Sigurisë mbi pastërtinë e figurës së kapitenit të rangut të parë Artur Meçollari, i cili është pjesë e ekipit negociator me Greqinë.

Deputeti I PD-së Flamur Noka i ka kërkuar Xhaçkës që të bëhen transparente rrethanat që kanë çuar Ministren e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm për të bërë pjesë të grupit negociator një individ të tillë të dyshimtë si Artur Meçollarin.

Noka: Tu bëjmë transparente shqiptarëve rrethanat që kanë çuar Ministren e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm për të bërë pjesë të grupit negociator një individ të tillë të dyshimtë si Artur Meçollarin. A ka dijeni Ministrja rreth këtyre informacioneve që disponohen dhe që kanë qarkulluar qarkullojnë, a ka pasur dijeni Ministria e Mbriojtjes rreth integritetit të tij të cënuar dhe mbi çfarë rrethana është nisur për të caktuar në një detyrë kaq të lartë një njeri të dyshimtë?

Ministrja e Mbrojtjes, tha se ai është një nga ekspertët e paktë që vendi jonë ka në fushën e së drejtës së detit.

Ndërkohë ajo shtoi se largimi i tij nga Forcat e Armatosura në 2012 ishte i padrejtë dhe një hakmarrje personale e ish-kryeministrit Berisha.

Xhaçka: Akuzat janë bërë për të poshtëruar jo një individ, por një proces të tërë që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Çështja e delimitimit të hapësirave detare është një çështje sa komplekse dhe delikate. Në përballjet diplomatike me palën greke ka qenë e nevojshme ekspertiza në çështjet detare. Kapiten Meçollari ka dhënë kontributin dhe ka ofruar konsulencën e tij për disa ministra të Mbrojtjes dhe të Jashtëm. Konsulenca e Meçollarit për analizimin e situatës para dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010. Meçollari është larguar padrejtësisht nga FA. Ai nuk opranoi të firmoste heqjen e disa bazae detare. Sulmi ndaj Mecollarit eshte perplasje personale”, tha Xhaçka. Ajo gjithashtu vuri në pah edhe ndryshimin sipas saj mes marrëveshjes së 2009 dhe asaj që do të bëhet tani, duke veçuar se tani po bëhet konform rregullave, ndërsa në 2009 nuk u mor miratimi i presidentit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: artur mecollarinokaxhacka
Pas

Dritëhijet e ‘Metit të Kristalit’, si njihej biznesmeni që u arrestua sot. Aksione dhe në kompani celulare

Para

Replika në Komision për ‘spiunin’, Noka-Xhaçkës: Nuk je njeri rrugësh moj zonjë, nxirr dokumentin

Para
Replika në Komision për ‘spiunin’, Noka-Xhaçkës: Nuk je njeri rrugësh moj zonjë, nxirr dokumentin

Replika në Komision për ‘spiunin’, Noka-Xhaçkës: Nuk je njeri rrugësh moj zonjë, nxirr dokumentin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.