Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama është drejtuar drejt Kryesisë së Kuvendit për t’u takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Gjysmë ore pas tij, Kryesisë së Kuvendit i është drejtuar edhe deputeti Taulant Balla.
Ky takim kokë më kokë i këtij mëngjesi zhvillohet pas dështimit të negociatave me Partinë Demokratike pasditen e djeshme, me ndërmjetës negociatorin europian David McAllister.
Pas përfundimit të takimit, kreu i Qeverisë shkroi në rrjetet sociale se pa Vettingu-n nuk ka asnjë kompromis.
Ç’ndodhi dje
Negociatat e djeshme mes palëve politike në vend nuk sollën asgjë konkrete dhe lufta politike pritet të jetë edhe më e ashpër.
Marrëveshjet me ndërmjetësimin e dy eurokomisionerëve David McAllister dhe Fleckenstein nuk mundën ta çonin vendin drejt një rruge stabiliteti.
Opozita kishte një kërkesë të panegociueshme siç ishte ajo e qeverisë teknike. Pavarësisht se në draftin e propozuar nga ndërkombëtarët paraqiteshin disa lëshime për opozitën Basha nuk u tërhoq nga e tija.
Ndryshe nga ç’pritej dhe ç’kishte artikuluar më parë, kryeministri Rama pranoi të shtyhej dhe data e zgjedhjeve deri më 16 korrik.
(XH.A/SHUPLAKA)