Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Edi Rama u shpreh se do të jetë sfidë që të binden të gjitha shtetet anëtare të BE-së, por BE dhe Ballkani Perëndimor e kanë vendin së bashku.
“Rekomandimi i fundit për çeljen e bisedimeve është një nga projektet më të rëndësishme në historinë e vendit. Kur vendi im nisi bisedimet disa vite më parë të gjithë e dinim se gjithçka do të ndryshonte. Është ëndrra ime që Shqipëria të ndjekë rrugën që ndoqi vendi im. Do të jetë sfidë që të binden të gjitha shtetet anëtare të BE, jam i vetëdijshëm që ky proces do i ngjajë një gare me pengesa se sa një autostrade, por BE dhe Ballkani Perëndimor e kanë vendin së bashku, mund të mbështeteni tek unë edhe në këtë proces të ndërlikuar.
Edhe pse jam i kujdesshëm, sot mund të them se jam optimist kur bëhet fjalë për këtë perspektivë afatgjatë dhe në këtë perspektivë afatshkurtër përsëri optimist”.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post