Kremlini ka deklaruar sot se Ukraina nuk u është përgjigjur ofertave të presidentit rus Vladimir Putin për nisjen e negociatave të drejtpërdrejta për paqen.
Zëdhënësi Dmitry Peskov u shpreh se nisja e bisedimeve me Kievin ishte fokusi kryesor i Moskës.
“Deri tani nuk kemi dëgjuar ndonjë përgjigje nga regjimi i Kievit”, u shpreh ai.