Gazeta kryesore gjermane Frankurter Allgemeine Zeitung në një artikull të korrespondentit të saj Michael Martens të publikuar ditën e sotme mbi çeljen e negociatave për BE nga Maqedonia është shprehur se Edi Rama po luan ngatërrestarin e zjarrvënësin çka ka shkaktuar shqetësim në Shkup e në qeverinë “mike” te Zoran Zaevit.
Në shkrim gazetari Michael Martens argumenton se kryeministri Edi Rama kërcënon pas kulisave se në rast se Maqedonia shkëputet nga Shqipëria dhe merr e vetme çeljen e negociatave atëhere Rama do shtrojë çështjen e Shqipërisë së Madhe pra bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e troje të tjera përfshi edhe ato të Maqedonisë.
Gazeta ka përsëritur edhe njëherë se problem për mosçeljen e negociatave të Shqipërisë janë mosfunksionimi i drejtësisë, krimi, korrupsioni e mosndëshkueshmëria e nivele të larta qeveritare ndërsa për Maqedoninë, e cila arriti marreveshje me Greqinë e Bullgarinë, kritikat janë të kapercyeshme.
Në rrethana të tjera fjalë të tilla do të dukeshin si ato të fqinjit xheloz e gojështhurur. Por Rama po e ka bërë këtë edhe më parë duke treguar se është i gatshëm të luajë me zjarrin.