Pas dy letrave nga Ministria e Jashtme për Presidencën dhe pas po aq kërkesave shtesë për informacion nga ky institucion, Ministri i Jashtem Ditmir Bushati shpreh gatishmërinë për ti vënë në dispozicion çdo informacion kreut të shtetit.
Bushati ka folur në ‘Vizion Plus’ për një skuadër të përbashkët Qeveri-Presidencë për këtë çështje, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Ilir Metën.
“Çdo kërkesë për informacion që do të vij nga Presidenti i Republikës, jo për këtë çështje, por për çdo lloj çështje që është në fushën e veprimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, natyrisht do të marr një përgjigje shteruese nga ana e Ministrisë së Jashtme. Kjo nuk është një gjë opsionale. Kjo është një çështje që na ngarkon ligji dhe ne do të zbatojmë ligjin. Në analizë të fundit, më duhet ta them per opinionin publik, ne jemi një skuadër. Nuk është se po negocion Qeveria me Presidentin e Republikës, sepse në këtë proces do të negociohet pala shqiptare me palën greke dhe persa i përket shtetit shqiptar, duke ¡lluar që nga Presidenti i Republikës e deri tek zyrtari më i ulët në këtë rang, jemi të gjithë në një skudar. E kam thënë edhe në të Një fshat prej 2 milion dollarësh për të pastrehët Republikës e deri tek zyrtari më i ulët në këtë rang, jemi të gjithë në një skudar. E kam thënë edhe në të shkuarën, Presidenti është në të drejtën e tij që të kërkojë informacione, të ngre pikpyetje për çështje nga më të ndryshimet që lidhen me këtë proces, por jo vetëm dhe është përgjegjësia jonë për t’ju përgjigjur me informacion dhe ekspertizë. Nga të gjitha kontaktet, nga të gjitha bisedat, ndjesia ime është që Presidenti i Republikës është po aq i interesuar sa dhe ne, për të vijuar më tej këtë temë”, ka deklaruar Bushati.
Ndërkohë që i pyetur lidhur me emrin e Artur Mecollarit, ministri Bushati nenvizon se çdo anëtari të grupit negociator i është bërë një vetting parparak.
“Gjykata Kushtetuese ka ofruar një “blue print” se çfarë duhet të kesh parasysh që mos të bësh më të njëjtat gabime siç janë bërë në 2009, por nuk ka skicuar një rrugëzgjidhje se si do duhet të ndodh delimitimi i zonave detare, qoftë përsa i përket Detit Territorial, Zonës Ekskluzive Ekonomike, apo Shel¡t Kontinental. Më të drejtë, sepse e Drejta Ndërkombëtare ka një fuqi më të madhe detyruese për të gjitha palët”, tha Bushati.
Ditmir Bushati kishte dhe një mesazh për opozitën.
“Partia Demokratike është në një pozicion krejtësisht kontradiktor. Nga njëra anë thotë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qënë i padrejtë, sepse marrëveshja e 2009 ka qenë marrëveshja më e mirë e mundshme për Shqipërinë, paradoksalisht edhe kur vet pala greke thotë që marrëveshja e 2009 është e vdekur dhe nga ana tjetër tregon me gisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.
(M.Q/Faxweb)