Ka përfunduar takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe ish-Presidentit Alfred Moisiu.
Meta ka thirrur në konsultime të gjithë ish-Presidentët e mëparshëm të vendit, për dhënien e plotfuqishmërisë për nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Fax News raporton se pas takimit me Moisiun, Meta po zhvillon takim dhe me ish-Presidentin Rexhep Meidani.
Takimet konsultuese vijnë pas kërkesës zyrtare të bërë publike dje, nga ana e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Bushati kërkon dhënien e plotfuqishmërisë për caktimin e grupit negociator, dhe nisjen e negociatave zyrtare me Greqinë për caktimin e kufirit detar dhe çështjet e tjera.
Nga ana tjetër, Meta ka shtruar 3 kushte për qeverinë shqiptare.
Meta kërkon një anëtar në grupin negociator mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Presidenti kërkon gjithashtu një pjesëmarrje dhe nga opozita në negociata.
Kushti i tretë i Presidentit të Republikës për dhënien e plotfuqishmërisë lidhet me marrëveshjen. Meta kërkon që marrëveshja të firmoset nga ai vetë.
Pasditen e sotme, pritet që Meta të zhvillojë takim dhe me ish-Kryeministrin Sali Berisha.
(F.G/Faxweb)