16:20 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Negociatat/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptar: Nuk është vendosur hapja automatike në 2019, qeveria të informojë drejt!

21:42 | 28/06/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Negociatat/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptar: Nuk është vendosur hapja automatike në 2019, qeveria të informojë drejt!

Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, të zhvilluar në Luksenburg më 26 qershor, u gjet një rrugë e ndërmjetme për t’iu përgjigjur propozimit të Komisionit Europian lidhur me çeljen e negociatave me Shqipërinë për antarësimin në këtë Bashkim. Në dokumentin e hartuar me këtë rast për t’iu paraqitur Këshillit Europian, i cili mblidhet më 28 e 29 qershor, thuhet:

“Këshilli pajtohet që t’i përgjigjet pozitivisht progresit të bërë nga Shqipëria dhe të përcaktojë rrugën drejt hapjes së negociatave për antarësim në qershor 2019”.

Ky është pa dyshim një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, të cilët e shohin vendin e tyre një hap më pranë çeljes së negociatave për integrimin në Bashkimin Europian. Por nuk është vendosur aspak hapja automatike e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje gjithë klasës tonë politike e posaçërisht qeverisë ta lexojë me seriozitet dokumentin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe ta informojë opinionin publik drejt.

Ajo çka përbën lajm të mirë sivjet është se vitin e ardhshëm nuk do të jetë më i nevojshëm një rekomandim i ri nga ana e Komisionit Europian. Dhe ky është hapi përpara në këtë proces, i vogël, por që ka rëndësinë e tij për t’u marrë parasysh.

Vendimi përfundimtar, mbetet përsëri për t’u marrë nga Këshilli Europian.

Është e vërtetë se nuk pati kushte të reja për t’u përmbushur nga Shqipëria gjatë 12 muajve që kemi përpara. Por pati një ritheksim, me një forcë të re, të kushteve të përcaktuara gjatë viteve të fundit. Në gjykimin tonë, kjo e bën problematikën edhe më të mprehtë, sepse tregon që vendet antare të BE-së kanë arritur në përfundimin se Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrat e mëparshme. Është e qartë se pa përmbushjen e këtyre detyrave nuk ka çelje të negociatave.

Përmbajtja e këtyre detyrave është çështje e zhvillimeve të brendshme dhe jo e diplomacisë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje gjithë klasës tonë politike e në mënyrë të veçantë qeverisë të heqë dorë nga retorika e zbrazët polemizuese për t’u përqendruar konkretisht te reformat e kërkuara dhe te lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Humbja edhe vitin e ardhshëm e shansit që vendimi për çeljen e negociatave do të ishte një goditje shumë e rëndë për aspiratën tonë europiane. Ashtu siç kujtoi me të drejtë Presidenti i Republikës me këtë rast, “një vit kalon shume shpejt”.

Nuk ka kohë për të humbur.

 

 

Etiketa: Keshilli i Ambasadoreve Shqiptar
Pas

Panik në SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në redaksinë e një gazete, 4 persona të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

Para

Negociatat/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptar: Nuk është vendosur hapja automatike në 2019, qeveria të informojë drejt!

Para
Negociatat/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptar: Nuk është vendosur hapja automatike në 2019, qeveria të informojë drejt!

Negociatat/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptar: Nuk është vendosur hapja automatike në 2019, qeveria të informojë drejt!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Rama vizitë në Gjermani, pritet nga Kryeministri i Bavarisë

Tirana zgjedh trajnerin e ri, ia beson pankinën një beratasi

Aksioni për sigurinë ushqimore, Rama ndan pamjet: Mosfaturimi kërcënon shëndetin e konsumatorëve! Angazhim për sekuestrimin e këtyre mallrave

I akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO shpall fajtor Gazmir Preçin

Lufta në Ukrainë, Kina ‘del’ nga neutraliteti: Nuk e duam humbjen e Rusisë

Trump i shpalli luftë tregtare, Europa në alarm: Tarifat e reja do të ndalojnë tregtinë SHBA-BE

Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 40-vjeçarin

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

Belinda Balluku mbështet përzgjedhjen e profesionistëve të rinj në sektorin e naftës dhe gazit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.