14:45 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Negociatat me Hamasin në prag dështimi, i dërguari i SHBA-së në Tel Aviv: Do të doja të kisha lajme për ju, por…

15:46 | 02/08/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Negociatat me Hamasin në prag dështimi, i dërguari i SHBA-së në Tel Aviv: Do të doja të kisha lajme për ju, por…

Një takim i tensionuar dhe emocional është zhvilluar në Tel Aviv mes të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, dhe familjarëve të pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi në Rripin e Gazës.

“Do të doja të kisha lajme për ju, por situata është e ndërlikuar. Ka shumë arsye që nuk mund t’i shpjegoj. Hamasi është një organizatë terroriste,” deklaroi Witkoff para familjarëve, duke theksuar vështirësitë e mëdha që po shoqërojnë përpjekjet diplomatike për kthimin e pengjeve.

Sipas tij, negociatat me Hamasin kanë qenë “jashtëzakonisht frustruese”, pasi pala palestineze “nuk po mban fjalën e dhënë”.

Witkoff u shpreh se prioriteti aktual i SHBA-së është jo zgjerimi i luftës, por përfundimi i saj, duke theksuar se përpjekjet diplomatike duhet të përqendrohen në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që garanton lirimin e të gjithë pengjeve dhe sjell një fund të qëndrueshëm të konfliktit.

“Shumica e izraelitëve duan që pengjet të kthehen në shtëpi dhe shumica e popullsisë së Gazës dëshiron të njëjtën gjë, sepse kjo do të hapte rrugën për rehabilitimin e Rripit të Gazës,” tha ai.

Takimi, që zgjati rreth tre orë, u përshkrua si i ngarkuar emocionalisht nga Forumi i Familjeve të Pengjeve, ndërsa mediat izraelite raportuan se pjesëmarrësit kërkuan më shumë qartësi dhe vendosmëri në qëndrimin ndërkombëtar ndaj Hamasit.

Pas

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë vendimin e gjykatës për dënimin e Millorad Dodik

Para

Europa preket nga thatësira rekord në muajt e verës, ja cilat janë shtetet më të prekura

Para
Europa preket nga thatësira rekord në muajt e verës, ja cilat janë shtetet më të prekura

Europa preket nga thatësira rekord në muajt e verës, ja cilat janë shtetet më të prekura

 



Të Fundit

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalë në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

Policia e Shtetit në veprim: 103 operacione dhe 761 të arrestuar në një muaj

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

Tiranë/Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk: Autori dhe një bashkëpunëtor në arrati, kapet një i dyshuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.