14:16 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Negociatat me Shqipërinë, Fleckenstein: Gjermania pro, ja kush ka rezerva

13:08 | 21/06/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Negociatat me Shqipërinë, Fleckenstein: Gjermania pro, ja kush ka rezerva

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti Europian Knut Fleckenstein thotë se sinjalet janë të qarta që Gjermania është pro hapjes së negociatave.Fleckenstein deklaron se Franca është vendi skeptik në lidhje me hapjen e negociatave.

Raportuesi për Shqipërinë, ka thënë gjithashtu se BE duhet të reformohet vetë.

Fleckenstein ka folur edhe në lidhje me diskutimet për ngritjen e kampeve të refugjatëve, duke shtuar se ai nuk është në dijeni të ndonjë emri shteti për tu ndërtuar kampe.

Intervista e plotë për Deutsche Welle

Deutsche Welle: Zoti Fleckenstein po afrohet finalja e debatit disa javor, do të hapen apo jo negociatat e anëtarësimit BE – Shqipëri?

Knut Fleckenstein: Nuk mund të them saktë, sepse nuk jam anëtar i Këshillit të BE-së, por di që diskutohet, se ç’formë duhet të ketë vendimi përfundimtar, kjo vlen si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë.

Pse po diskutohet ende, ku ka rezerva?

Ka disa rezerva, sidomos nga pala franceze, që Bashkimi Europian duhet të reformohet njëherë vetë më parë, pastaj të bëhen hapa të tjerë. Mendoj se ky është një argument i gabuar, sepse negociatat nuk zgjasin disa ditë, por me vite dhe në këtë kohë mund të kryhen reformat tona të nevojshme për të pranuar vende të tjera.

Si vendos Gjermania? A është pro hapjes së negociatave?

Kam sinjale shumë të qarta nga Zyra e Kancelares dhe nga fraksioni se Gjermania do të thotë një “po” të qartë për negociatat.

Ka edhe një dokument të publikuar së fundmi, se negociatat do të vijnë, por me kushte. Cilat janë këto kushte?

E kam të vështirë të përfytyroj kushte, por natyrisht, nëse mund të flitet për kushte, do të ishte që procesi i vetingut të vazhdojë e që të tregohet, se kjo reformë në drejtësi nuk është thjesht për fillimin e negociatave, por për vetë vendin. Nëse është vetëm kjo, atëherë mund të rehatohem e të buzëqesh.

Por a mund të jetë një kusht tjetër, thënë ndryshe një dëshirë e BE-së, që Shqipëria të pranojë kampe refugjatësh në territorin e saj?

Për këtë nuk kam informacion, por edhe pyetja juaj të thotë, se në këtë samit do të trajtohen çështje të ndryshme, e ardhmja e eurozonës, si ta rregullojmë çështjen e migrimit, dhe për çështjen se si të biem dakord për hapat e tjerë në lidhje me Ballkanin Perëndimor. E në këtë kontekst mund të ketë gjithmonë kompromise mes 28 vendeve të Bashkimit Europian, cilat dalin përtej kufijve të territorit në fjalë. Nuk mund ta përjashtoj, por as nuk e përfytyroj dot, se nuk i njoh detajet.

Ka një plan për ngritjen e kampeve të refugjatëve jashtë BE-së, në media është përmendur Shqipëria dhe Libia. A është Shqipëria ndër këto vende, zyrtarisht qeveria nuk ka pranuar asgjë…

Në të vërtetë nuk njoh emra shtetesh që do të pyeten. Por për këtë vetëm mund të bësh kërkesë. Nuk e besoj, se kjo do të bëhej kusht për hapjen e negociatave, kjo do të ishte plotësisht e padrejtë.

Vetingu ka filluar të veprojë, si e gjykoni zhvillimin e tij deri më tani?

Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe unë vetë shohim një përparim të mirë në këtë proces. Ne e shohim si shpresëdhënëse atë që është filluar. Interesante është se edhe partitë popullore mendojnë kështu, ashtu si socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët. Ka një miratim të gjerë në Parlament dhe Komision dhe shpresoj që edhe Këshilli i BE-së ta vlerësojë këtë.

Vetingu zhvillohet, por paralelisht pati skandale që përfshinë qeverinë, akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, përmendja e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Xhafaj në çështjen e drogës, sigurisht askush nuk dënon kolektivisht e vendosin gjykatat, po më e pakta a nuk është kjo një performancë e shëmtuar për një qeveri që trumbeton me të madhe luftimin e krimit të organizuar…

Po, sigurisht që nuk është gjë e mirë, por për këtë janë prokurorët dhe gjykata që të shohin, nëse një ministër, si çdo qytetar tjetër ka shkelur ligjet, dhe nëse është kështu, ai duhet të largohet, nëse jo, nuk ka dënim kolektiv. Për këtë është e nevojshme reforma në drejtësi, që të vendosin gjykata të pavarura dhe të mos ketë vendime favoresh.

Opozita e quan qeverinë Rama të kapur nga krimi dhe se është e korruptuar, qeveria e quan opozitën të dështuar, si mund të flitet për bashkëpunimin e shumëkërkuar, kur pozicionet janë kaq larg njëra-tjetrës?

Nuk dua të përzihem në politikën e brendshme në Shqipëri, por në fund vetë njerëzit duhet ta dinë në zgjedhjet e ardhshme, se kujt i besojnë dhe kujt jo. Ne nuk shpërblejmë qeveritë, nuk bëhet fjalë se do t’i japim Ramës një titull nderi. Por për atë që njerëzve në Shqipëri t’u hapet një perspektivë e vërtetë, jo vetëm fjalë, por veprime konkrete për një të ardhme europiane.

 

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Fleckensteinnegociatat
Pas

Kaloi vettingun/ Kreu i Kushtetueses: Njesoj si të kaloje varrin për së gjalli, nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen…

Para

Kruajtje hundësh, tension, mimikat e Edi Ramës teksa Basha fliste në Kuvend

Para
Kruajtje hundësh, tension, mimikat e Edi Ramës teksa Basha fliste në Kuvend

Kruajtje hundësh, tension, mimikat e Edi Ramës teksa Basha fliste në Kuvend

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00 kalon 27%

Fotografoi votën dhe e publikoi në rrjetet sociale, arrestohet i riu në Tiranë

Qytetarët nga Kosova votojnë në Kukës

Rëndohet situata pas incidentit në QV-në e Pogradecit, pasi goditi me grusht komisionerin, nipërit e tij i dhunojnë edhe familjen

U përplas nga makina me shpejtësi “skëterrë”, ndërron jetë polici në Peshkopi

Zgjedhjet/ Rama thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike

Goditi komisionerin e PS, gruan e tij dhe një votuese, arrestohet simpatizanti i PD në Pogradec

Përplasja e Nokës me qytetarët në qendrën e votimit në Vorë, Celibashi: Partitë që kanë ankesa të na drejtohen ne

Tiranë/Dy qytetarë arrestohen për fotografimin e votës,akuzohen për “Shkelje të fshehtësisë së votimit”

Celibashi zbret në terren për të monitoruar procesin zgjedhor, kreu i KQZ viziton një QV në Vorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.