Ministri i Jashtëm sllovek, Miroslav Lajçak në një konferencë për shtyp në Bruksel, deklaroi se për Shqipërinë duhet të presim raportin e ardhshëm të Komisionit.
Sipas tij do të ndiqen me shumë vëmëndje zhvillimet në Shqipëri dhe nga Këshilli do të kërkohen fakte dhe prova që është bërë progres në vend.
“Nuk kemi ende një datë por do ta shohim proçesin. Do të shohim nëse Shqipëria i përmbush kushtet. Ajo që ka rëndësi është se Shqipëria ka punuar në prioritetin kryesor, që është miratimi i legjislacionit kritik për drejtësinë dhe shtetin ligjor”, tha ministri sllovek.
Po kështu ai shtoi më tej se ajo që duhet bërë tani është zbatimi i reformës në drejtësi.
“ Nuk është e nevojshme të presim një raport të ardhshëm që do të dalë në pranverë të këtij viti por ka një angazhim të qartë të komisionit që të raportojnë për Shqipërinë sapo vendi të ketë një rezultat të prekshëm”, tha ai.