Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në rubrikën “Opinion” me gazetaren Nisida Tufa, negociatat e sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, i ka cilësuar si një teatër apo kortezi.
“Nuk ka ngjarje të rëndësishme, është një teatër më së shumti, ose i gjithi është një teatër, ku dy palët përpiqen t’ja lënë të themi në mënyrë banale “kopilin në derë” njërit apo tjetrit.
Pra përpjekje për ti thënë perëndimit, për t’i thënë të vetëve, sidomos të vetëve në këtë rast, që ne e bëmë punën tonë dhe nuk kemi çfarë të bëjmë më tej.
Nuk kemi një zhvillim të ngjarjes por ngjarje të orkestruar. Kemi një teatër.
Edhe skena te presidenti, që nuk e zgjidhi dot një i dërguar shumë i rëndësishëm i perëndimit, zëvendës kryetari i PPE, një gjerman shumë influent, bashkë me Fleckenstein, përfytyroni ta zgjidhi një person që i ka mbaruar mandati. Është një kortezi, për t’u mbushur mendjen të vetëve dhe ndërkombëtare që ne e bëmë tonën.”, kështu u shpreh sot Rakipi.
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë zhvilluar sot një takim për tre orë me rradhë në Presidencë, me ndërmjetësimin e kreut të Shtetit Bujar Nishani, në përkjekje për t’i dhënë fund krizës politike në vend. Por nga ky takim tre orarësh nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes palëve. Megjithatë bisedimet mes ptitet të vazhdojnë sërish në ditët në vijim. (D.D/Shuplaka)