Kryeministri Rama ka mbledhur sot qebverinë në Berat dhe pas mbledhjes ka folur dhe për mediat. Rama është përballur edhe me pyetjet e ndryshme të gazetarëve ku një ndër ta kishte të bënte me qëndrimin e presidentit Meta në lidhje me negociatat me Greqinë I cili pas kërkesës së Ministrisë për Europën dhe Punëve të Jashtme për plotfuqishmëri, e refuzoi duke vënë dhe disa kushte.
“Ndaj me presidentin të gjithë dashurinë dhe vëmendjen për kanionet. Une e kam dhënë përgjigjen time dhe nuk i lëviz asnjë presje. Nëse keni ardhur deri këtu për të nxjerr ndonjë lajm, se janë krisur marrëdhëniet e mia me presidentin, por ke gjetur vendim më të gabuar. Presidenti ka qenë ai që më ka njohur me kanionet dhe më ka intriguar për të bërë rafting. Përgjigjia ime është kjo. Nuk është aspak ironike, meqë më pyetët këtu për presidentin”, tha Rama.
Kryeministri më parë bëri me dije se është hartuar për herë të parë një program i mirëfilltë punësimi i hartuar nga një rreth personash të besueshëm dhe me ekspertizë ndërkombëtare.
“Ne kemi një prezantim publik për portofolin e Qarkut të Beratit. Qeveria ka pasur në fokus disa vendime që synojnë rritjen e ndërveprimit midis agjencive të qeverisë dhe pushtetit vendor në funksion të qytetarëve dhe punësimit. Për këtë arsye është miratuar krijimi i fokusit social që shkon në drejtim të decentralizimit të shërbimeve sociale, por që bën të mundur krijimin e një fondi të përbashkët mes Bashkisë dhe qeverisë.
Dhe të gjitha ato investime që janë bërë nga qeveria janë në dispozicion të atyre që aplikojnë të marrin pjesë në ktë proces.
Qeveria autorizon Bashkitë, për të qenë sa më parë nevojave. Së fundi kemi diskutuar për statusin e shërbimit kombëtar të punësimit si dhe për programin e punësimin, që është një sfidë e madhe. Kjo ka nisur të hartohet, por jo si strategji apo objekt qëllim mirë, por si një program i mirëfilltë dhe i detajuar sektor më sektor në punësim. Do ta lancojmë në pranverë. Për këtë program kemi ndërtuar një rreth të konsiderueshëm të mirëbesueshëm me ekspertizë të huaj, më Bankën Botërore si dhe me të gjithë ministritë,” tha ai. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post