Kryeministri Rama i cili ka dalë në konferecë së bashku me Federica Mogherinin ka deklaruar se rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave është një hap i madh dhe historik për shqiptarët dhe se Shqipëria është shpërblyer për punën e saj të palodhur në përmbushjen e kushteve ku veçoi reformën në drejtësi.
Kryeministri duke falenderuar Mogherinin iu referua edhe zërave kundër në BE që janë shprehur skeptik për pranimin e vendeve të reja. Ai tha se fatmirësisht këto zëra janë më pak se ato që duan zgjerimin por Shqipëria duhet të punojë fort për të pasur rezultate.
Duke pasur këtë fakt parasysh Rama i bëri thirrje opozxitës dhe Bashës që kur vjen puna tek integrimi të flasim me një gjuhë dhe të jemi “një skuadër kuqezi”, pasi asnjë shqiptar nuk ka pse tu bashkohet atyre zërave që i vensosin shkopinj nën rrota Shqipërisë.
“Falenderimet për praninë e një miku në këto raste janë zakon I shkruar protokkollar po ne këtë rast falenderimi për zonjën e diplomacisë është i veçantë dhe i ndjerë sepse arritja e rezultati është e lidhur me punën e palodhur të Mogherinit për të forcuar urën lidhëse mes BE dhe Ballkanit. Dhe mbështetuja për Shqipërinë ka qenë e madhe.
Rajoni ynë ka bërë hapa shumë të rëndësishëm për projektin e papërfundur të Europës së bashkuar.Mogherini është këtu se ne ia kemi dalë të hedhim një hap të rëndësishmë në realizimin e ëndërrës kombëtare.
Në emër të të gjithëve falenderoj edhe presidentin Juncker, dhe komisionerin Hahn që është investuarr me mendje dhe me zemër. Sot Shqipëria ka marrë atë që meriton për reformën në drejtësi, vettingu, për luftën ndaj drogës, korrupsionit në administratën publike, janë vlerësuar objektivisht.
Por ky nuk është fundi i një përpjekjeje por fundi i një faze dhe fillimi i një tjetre edhe më të vështirë. Pastrimi tani i nisur bukur dhe mirë i sistemi të drejtësisë do të vashdojë me rezultate të drejta me të gjithë ata që kanë hesape me drejtësinë, pastrimin e policisë përmes vettingut të porsafilluar, ëshët domodoshmëri e fazës së re, patrimi i korrupsionit në administratëm rritja tërësore e shpejtësisë së shërbimeve administrative është ende larg, këto janë të shkruar në listën e detyravve të reja. Nuk ka asnjë moment për të festuar se duhet nisur punë sa më e shpëejtë për të marrë diplomën.
Jo të gjithë e shohin me entuziazëm këtë të arriturat e Shqipërisë, aty këtu nëpër shtete anëtare ka zëra kundër, nuk është sekrtet, dihet që në vende anëtare ka individë dhe ka forca as që e duan zgjerimin dhe as se duan përparimin e rajonit, jemi përgatitur për të dëgjuar edhe gjëra të tjera.
Sot unë dua ti lutem përfaqësuesve të opozitës të mos bashkëpunojmë me asnjë zë kundër Shqipërisë në BE, të mos eksportojnë luftën e brenshme jashtë.
E Ftoj Lulzim Bashën dhe opozitëne të bëhemi bashkë një skuadër kombëtare kuqezi që kur flasim për Shqipërinë jashtë të jemi një zë, nuk kam fituar unë as Ps, ka fituar Shqipëria”, tha Rama.(B.H/Faxweb)