06:57 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Negociatat/ Ruçi, Balla dhe Hajdari zbarkojnë në Holandë. Takime me zyrtarë të lartë

21:02 | 20/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Negociatat/ Ruçi, Balla dhe Hajdari zbarkojnë në Holandë. Takime me zyrtarë të lartë

Pas votimit të Parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët me pretendimin se kishte një rritje të madhe të numrit të shqiptarëve të përfshira në veprimtari kriminale, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe deputetja demokrate Rudina Hajdari ndodhen në Hagë. Në vizitën 3- ditore zyrtarët shqiptar pritet të zhvillojnë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të parlamentit vendas.

Vizita zhvillohet pak ditë para publikimit të raportit të progresit të Komisionit Europian ku pritet rekomandimi pa kushte për çeljen e negociatave me Shqipërinë, nisur edhe nga fakti se zyrtarë të lartë të KE e kanë bërë të qartë se Tirana zyrtare i ka bërë detyrat e shtëpisë.

Sipas burimeve,  Ruçi dhe Balla gjatë takimeve do të diskutojnë mbi reformat e kryera nga qeveria shqiptare dhe të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë me qëllim që të bindin parlamentarët hollandezë se Shqipëria meriton mbështetjen për çeljen e negociatave dhe anëtarësim.

Ndërsa po ashtu bëhet me dije se gjatë takimit zyrtarët shqiptar do të flasin edhe për masat e marra nga shteti shqiptar kundër fenomenit të azilkërkimit.

Kujtojmë se më 16 prill Parlamenti holandez votoi për pezullimin e rikthimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët me pretendimin se numri i shqiptarëve të përfshira në veprimtari kriminale ishte rritur.

Teksa ky votim nuk ka vënë ende në lëvizje asnjë mekanizëm të Bashkimit Evropian që mund të rrezikojë udhëtimin pa viza, pavarësisht përpjekjeve të Shqipërisë për të treguar se është gati për çeljen e negociatave, sikurse u paralajmërua Holanda nuk do ta thotë fjalën e saj të fundit përpara se të dalë Raporti i Komisionit Evropian në 29 maj.  Ndërsa vota e 19 qershorit në Këshillin e Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave për vendin tone.

Përsa i përket axhendës, në lidhje me intinerarin që do të ndjek Kreu i Kuvendit gjatë vizitës së tij 3 ditore në Holandë, bëhet me dije se ato do të fillojnë me një takim informativ me ish-ambasadorin holandez të OSBE në Tiranë, Robert Bosch, i cili është një zë kundër vendimit të Parlamentit të tij, për pezullimin e regjimit të lëvizjes pa viza për shqiptarët, me argumentin se jo të gjithë shqiptarët janë kriminelë dhe se ata nuk mund të futen të gjithë në një thes.

Mëngjesin e së martës, Ruçi dhe Balla do takohet me Kryetaren e Dhomës së Dytë të Parlamentit holandez, znj. Kadija Arib. Ndërkohë që pasditen e së martës, Ruçi dhe delegacioni që e shoqëron, do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Komisionin e Çështjeve evropiane, komision i cili do të përcaktojë vendimin e Holandës ndaj Shqipërisë.

Të mërkurën, ditën e fundit të vizitës, kryetari i Kuvendit do takohet me Kryetaren e Senatit Holandës, znj.Ankie Brokers – Knol dhe me Senatorë holandezë.

Pas

Luana poston foton super sexy, ka edhe një mesazh për të gjitha zonjat!

Para

VIDEO/ Policia Rrugore ‘zbor’ drejtuesve të mjeteve/ Arrestohen 2 persona, mijëra masa dhe ndëshkime të tjera

Para
VIDEO/ Policia Rrugore ‘zbor’ drejtuesve të mjeteve/ Arrestohen 2 persona, mijëra masa dhe ndëshkime të tjera

VIDEO/ Policia Rrugore ‘zbor’ drejtuesve të mjeteve/ Arrestohen 2 persona, mijëra masa dhe ndëshkime të tjera

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.