Ka përfunduar takimi i Lulzim Bashës me David Mc Allister dhe Knut Fleckenstein të ardhur nga Brukseli për zgjidhjen e krizës. Takimi ka zgjatur prej rreth 90 minutash, më shumë se me Metën e Ramën që u takuan tek Kryesia e Kuvendit.
Mësohet se me Bashën kanë qenë edhe Bylykbashi dhe Bogdani.
Në fillim u aludua se Fleckenstein nuk do të shkonte në selinë blu por gjithësesi negociatori nga BE ka hyrë në selinë e demokratëve.
Njoftohet se ka patur një takim kokë më kokë mes kryeopozitarit Basha dhe David Mc Allister.
Dy negociatorët e Parlamentit Europian David Mc Allister dhe Knut Fleckenstein kanë mbërritur në Tiranë për të negociuar për zgjidhjen e krizës politike ku kanë zhvilluar takime edhe me kryeministrin e vendit Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta tek Kryesia e Kuvendit.
Kryeministri Rama është parë të hyjë në Kryesinë e Kuvendit i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi si dhe deputeti Taulant Balla. Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta ka qenë i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Petrit Vasili dhe kreu i grupit parlamentar të LSI Luan Rama.
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post