Pas publikimit të dokumenteve të autoriteteve italiane nga ana e Partisë Demokratike në lidhje me Valdrin Pjetrin, Prokuroria lëshoi urdhrin për marrjen e shenjave të gishtave.
Nëpërmjet një shkrese, Prokuroria e Përgjithshme iu drejtua Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Institutit të Policisë Shkencore, ku kërkohej marrja e shenjave të gishtave për kryebashkiakun e ri të Shkodrës. Ditën e sotme Valdrin Pjetri ka dhënë shenjat e gishtave.
Valdrin Pjetri i ka dhënë shenjat e gishtave tek oficerët e kriminalistikës në Shkodër, është një degë e Institutit të Policisë Shkencore edhe atje.
Disa ditë më parë, Partia Demokratike publikoi dokumente, të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë socialiste për kryetar të Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike. Një dënim të cilin ai nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Discussion about this post