Ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi ka dalë nga ambientet e SPAK pas dy orëve dëshmi. Ai la të kuptohej se është pyetur në lidhje me hetimin për falsifikimin e diplomës së shkollës së mesme.
Këlliçi: Shkoni pyesni në Harri Fultz, kam shokë klase, edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime, nëse keni interes për korrupsionin, një nga krenaritë e mia është që unë e kam denoncuar. Kushdo të dali ballë për ballë, kushdo që do të më indimidojë në rrugëtimin tim për të bërë drejtësi.