Në Sarandë janë vjedhur gjatë orë të para të mëngjesit dy pika karbuaranti nga dy persona me armë zjarri. Nën kërcënimin e maskave dhe armës së zjarrit ata kanë grabitur 16.000 lekë të reja në total.
DETAJE:
Më datë 28.12.2017, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në lagjen ”Nr.1.”, janë vjedhur dy pika karburanti nga dy shtetas të pajisur me maska dhe armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes në lagjen ”Nr.1”, dhe kanë marrë kontakt me shtetasin K.S., 58 vjeç, dhe R.S., të dy punonjës në dy pika të ndryshme karburanti, ku nga verifikimet ka rezultuar se rreth orës 06:00 dhe 06:30, pranë dy pikave të karburantit kanë shkuar dy shtetas ende të paidentifikuar të pajisur me maska e nën kërcënimin e armës së zjarrit u kanë vjedhur shumën e lekëve të xhiros ditore prej 16.000 lekë të reja në total.
Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post