Do të mbahen sot në një nga hotelet e njohura në Durrës punimet për zgjedhjen e kreut te ri të Federates Shqiptare të Futbollit.
Pak para nisjes së punimeve kreu aktual i FSHF-së, Armando Duka është fotografuar duke pirë kafe me presidentin e Kukësit dhe njëherësh pjesë e PS-së Safet Gjici. Nuk dihet nëse Duka e ka lënë për në minutat e fundit, që ti kërkojë mbështetjen Gjicit.
Fituesi për president zgjidhet me të paktën 44 vota që konsiderohet shumica e cilësuar.
Në rast se mungon kjo gjë, atëherë në votimin e dytë përfshihen ata kandidatë që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në këtë raund fiton kandidati me numrin më të madh të votave, pra, me shumicë të thjeshtë.
ANËTARËT – Nga 66 anëtarët e Asamblesë, 54 janë klube futbolli dhe 12 shoqata sportive si, për shembull, Shoqata e Trajnerëve, e Mjekëve Sportivë, Arbitrave të Futbollit, etj. Por, prej disa vitesh, disa klube kanë filluar të privatizohen. Nga ana tjetër, kemi ende klube në varësi të pushtetit lokal, pra bashki që administrojnë ekipet e futbollit
Shpallen zyrtarisht edhe kandidatët për organet drejtuese të futbollit shqiptar, respektivisht për zgjedhjen e Presidentit të FSHF-së, dhe anëtarëve të KE-së për katër vitet e ardhëshme. Komisioni i verifikimit të Asamblesë pasi mori në shqyrtim të gjitha propozimet e ardhura nga anëtarët e FSHF-së, zyrtarisht çertifikoi këto kandidatura për Asamblenë e Përgjithëshme Zgjedhore për sot :
Kandidatë për President të FSHF-së
- z. ARMAND DUKA
- z. BASHKIM FINO
- z. SHPËTIM HALA
Kandidatë për Anëtarë Komiteti të FSHF-së
- z. ABDYL KURIU
- z. ARBEN DERVISHAJ
- z. ALBERT LENJA
- znj. ALDONA SYLAJ
- z. ARTAN SHYTI
- z. BARDHYL MINXHOZI
- z. BARDHYL JERA
- z. EDUARD PRODANI
- z. EDMOND SPAHIU
- z. EDVIN LIBOHOVA
- z. EKREM SPAHIU
- z. ENKELEID ALIBEAJ
- z. ERALD KAPRI
- z. ERIDJAN SALIANJI
- z. ERVIN BAKU
- z. LUTFI NURIU
- z. KRISTJAN GJIDODAJ
- z. GAZMEND KADI
- z. GENCI GJYLSHENI
- z. GEZIM PODGORICA
- z. SHKËLQIM MUÇA
- z. THEODHORI SOLLAKU
- z. VASIL BICI
Discussion about this post