Trupi i pajetë i regjisorit të ndjerë Gjergj Xhuvani, i cili u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare në Itali, ka mbërritur në atdhe.
Ndërkaq Drejtori e Burgjeve ka konfirmuar lejen për Kostandin Xhuvanin për varrimin e të atiti, Gjergj Xhuvani.
Burime për FaxNews bëjnë të ditur se leja do të jepet vetëm për periudhën e varrimit. Xhuvani do të jetë i shoqëruar nga efektivë policie dhe do te jetë nën masa të rrepta sigurie.
Regjisori ndërroi jetë më datë 14 gusht të këtij viti në Romë, teksa ndodhej atje për xhirimet e filmit të tij më të ri, ‘Liqeni im’.
Trupi i tij është marrë nga familjarët, ndërsa do të përcillet për në banesën e fundit në orën 14:00.
Ceremonia e varrimit do të jetë private ku të pranishëm do të jenë familjarët, të afërmit dhe miqtë e regjisorit të ndjerë.