07:23 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nën një çati me ish-gruan, 74-vjecari kërkon grua tjetër: Nga ekonomia nuk jam keq, nuk shtyhet jeta vetëm

17:58 | 13/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nën një çati me ish-gruan, 74-vjecari kërkon grua tjetër: Nga ekonomia nuk jam keq, nuk shtyhet jeta vetëm

“Historia ime” në Tv Klan ka sjellë sot historinë e pazakontë të një burri 74-vjeçar nga Mallakastra. Ai është baba i 4 fëmijëve dhe prej 10 vitesh është i divorcuar. Në moshën 16-vjeçare, nga shpërthimi i një granate, ju dëmtuan sytë dhe me kalimin e viteve shikimi ju dobësua dhe sot është i verbër.

Edhe pse është ndarë nga gruaja me vendim gjyqësor, ai jeton me ish-bashkëshorten në të njëjtën shtëpi. 74-vjeçari ndihet vetëm sepse fëmijët nuk e takojnë shpesh. Në gjendjen që ai është, në pamundësi për t’u kujdesur për veten dhe krejt i vetëm, ai dëshiron të njihet me një tjetër grua.

Mirela Milori: Kur filluan problemet me shikimin?

74-vjeçari: Po bën disa vite?

Mirela Milori: Ishte aksident?

74-vjeçari: Fillimisht në aksident, por edhe kam lëvizur me mundësitë e mia, kam qenë jo në këtë gjendje, kam qenë më mirë..

Mirela Milori: Pra nuk shikoni fare, apo shikoni pak, me hije?

74-vjeçari: Pak shikoj, reflekse…

Mirela Milori: Keni 6 fëmijë apo jo?

74-vjeçari: 4 fëmijë..

Mirela Milori: Sa vjet martesë ke me të?

74-vjeçari: Që në ’81..

Mirela Milori: Vjen një moment që mendon të ndahesh, pse?

74-vjeçari: Kur nuk i dëgjon dot dhe kur nuk i duron dot ,atëherë do të vijë koha që u këput.. Divergjencat kaluan deri në shkallën që nuk duroheshin dot.

Mirela Milori: Ishte martesë me dashuri apo shkuesi?

74-vjeçari: Me ndërhyrje..

Mirela Milori: Kur filloi kriza më e madhe që të çoi në vendimin e ndarjes?

74-vjeçari: Kriza më e madhe ishte kohët e fundit kur unë mora situatën në dorë, domethënë që e diktova që nuk isha në një situatë siç ishte më përpara…  Kur bëhet e padurueshme, njeriu bën o poshtë, o lartë..

Mirela Milori: Kur e mendove për herë të parë divorcin, ndarjen?

74-vjeçari: Se mos i kemi të kalendarisura ne, me kalendar, por duke u rritur moskënaqësia, duke hyrë domethënë ndarja…

Mirela Milori: U konsultove me fëmijët për divorcin, ju the që dua të ndahem me nënën tuaj?

74-vjeçari: Fëmijët pak a shumë më kishin kuptuar, por të vërtetën as sot nuk i’ua kam thënë…. Tani, sot e dinë se janë të rritur, por që të kemi diskutuar familjarisht, bashkarisht nuk është bërë. Ata kanë njohuri, pavarësisht se nuk iua ka qejfi ta pranojnë.

Mirela Milori: Ju jetoni në një shtëpi?

74-vjeçari: Po!

Mirela Milori: Por jeni të ndarë?

74-vjeçari: Po!

Mirela Milori: Jetoni me ndonjë fëmijë në atë shtëpi apo jeni vetëm ju të dy?

74-vjeçari: Jo, jo jetojnë edhe fëmijët…

Mirela Milori: Jetoni në dhoma të ndara?

74-vjeçari: Si lagjexhi, në dhoma të ndara..

Mirela Milori: Kush kujdeset për ty?

74-vjeçari: Shiko, një jetë që nuk shtyhet, i vjen koha që kalbet dhe po u kalb s’ke çfarë flet më. Kur bëhet e padurueshme nuk mund ta gëlltisësh…

Mirela Milori: Ka momente që ndihesh vetëm?

74-vjeçari: Ka shumë…

Mirela Milori: Po ish-bashkëshortja nuk të sjell një kafe, të të pyesi si u gdhive, si u ngryse?

74-vjeçari: Nëse peri këputet, nuk e nxë gjilpëra dhe gonglën kur lidhet…

Mirela Milori: Kur ju the fëmijëve që do ndahen nga nëna juaj, çfarë të thanë?

74-vjeçari: Jo, jo ata kur u bë ishin jashtë dhe nuk u bë nëpërmjet të gjithëve, bile dhe ajo nuk erdhi në gjyq..

Mirela Milori: Ti e ke ndarë me letra?

74-vjeçari: Po, po me dokument, me vendim gjyqësor…

Mirela Milori: Si është të jetosh me ish-gruan në shtëpi?

74-vjeçari: Si një herë si 100 herë, në një kthesë del… Nuk përputhen kushtet, arritëm deri te divorci.. Këtu s’ka raport mjekësor, ta operojmë dhe ta plastikojmë…

Mirela Milori: Të merr malli ndonjëherë për kohën që ke kaluar me të?

74-vjeçari: Shumë të merr malli, por kur s’e ke, s’e ke….

Mirela Milori: Domethënë dikur e doje, por tani s’e do më?

74-vjeçari: Unë e dua dhe sot, por nuk e dua atë për ato që ka…

Mirela Milori: Ke ardhur me një kërkesë?

74-vjeçari: Në qoftë se juve ju jepet mundësia që mua të më ndihmoni…

Mirela Milori: Për çfarë?

74-vjeçari: Nëse ka ndonjë njeri të moshës, që mund të pranojë, unë nga ekonomia s’jam keq, do jetë një kujtesë e mirë për mua nga ana juaj..

Mirela Milori: Do të martohesh prapë?

74-vjeçari: Tani martesë pleqërie quhet kjo..

Mirela Milori: Po pse e bën këtë?

74-vjeçari: Për shumë arsye… Kur thashë martesë pleqërie do të thotë do kemi bashkime, por do kemi dhe kufizime…

Mirela Milori: Çfarë e bën një njeri në moshën tënde, që të kërkojë një bashkëjetues në krah?

74-vjeçari: Këtu mosha po, invaliditeti po, ushqimet, larja, shpëlarja, që kështu ajo për mua do ishte një fillim jete, jo një mbarim..

Mirela Milori: Fëmijët të mbështesin për një martesë tjetër?

74-vjeçari: Jo… Se dhe ajo ju ka thënë nuk pranoj tjetër person këtu dhe ju vjen dhe rëndë…

Pas

Karikatura/ Ironia me fondet për tërmetin, Rama i ofron ndihmë Elvis Naçit t’i mbajnë bashkë çantat me lekë

Para

Putin shkon në WC, momenti epik kur gjashtë truproja e shoqërojnë presidentin rus në tualet (VIDEO)

Para
Putin shkon në WC, momenti epik kur gjashtë truproja e shoqërojnë presidentin rus në tualet (VIDEO)

Putin shkon në WC, momenti epik kur gjashtë truproja e shoqërojnë presidentin rus në tualet (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që rrit tarifat doganore për çelikun dhe aluminin në 50%

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.