Kanë nisur me shi këto orë të para për muajin Mars, e për më tepër vështirësia shtohet për banorët e Zharrëzës. Të vendosur prej ditësh përpara godinës së Ministrisë së Energjitikës kërkesat e tyre nuk janë plotësuar ende plotësisht.
Atyre iu është dashur ta gdhijnë ditën e sotme nën një plasmas për tu mbrojtur sadopak nga rreshjet e shiut.
Draftin e hartuar nga Ministria ata e konsiderojnë të papranueshëm në disa pika të tij. Ndërkohë që atyre më shumë se kërkesat që kërkojnë dhe ekspertizë apo vendime qeverie nuk iu është plotësuar të paktën një kërkesë minimale njerëzore, një çadër.
Kërkesat e tyre për një çadër të paktën për natën sa të mos iu duhet të flenë në tokë, nuk janë dëgjuar. Policia nuk i lejoi ata që ta vendosnin, ndërkohë që çadra në kryeqytet ngrihen çdo ditë.
Çadra e ngritur prej më shumë se 12 ditësh nga opozita, e çdo 100-200 metra një çadër për peticionin e Vettingut.
Për Zharrëzën lejimi i një çadre qënka joligjore, ndërkohë që ligji për banesat e tyre është shkelur çdo ditë me të dyja këmbët. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1255″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]