Nëna e një fëmije dy vjec u tmerrua kur pa përmes monitoruesit të bebeve atë që dukej si fantazma e një foshnjeje, të shtrirë në krah të të birit.
Kur shkoi ta kontrollonte nga afër, aty nuk gjeti gjë. Ajo nuk dinte si ta shpjegonte fenomenin.
Gruaja i dërgoi një foto bashkëshortit, nënës dhe shoqes së saj të ngushtë, e secili e interpretoi ndryshe atë që pa. Por vetëm kur shkoi në mëngjes të kontrollonte shtratin nga afër, misteri u zbardh: poshtë çarçafit, gjeti një foto reklame të ngjitur tek dysheku, e cila tregonte fytyrën e një bebeje.
Postimi i saj u bë viral në rrjetet sociale, ku mori 500 mijë pëlqime dhe pati 300 mijë shpërndarje.

