Fqinjët e viktimave të aksidentit të sotshëm në Durrës kanë vrapuar me shpejtësi në vendin e aksidentit, ku Xhemil Fisku me nusen e djalit gjetën vdekjen të përplasur nga një makinë, kurse djali 8 vjeçar është dërguar rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Makina që shkaktoi aksIdentin u erdhi përballë me shpejtësi, sa nëna ka reaguar me instikt dhe i ka dalë para me trup djalit të vogël, për ta mbrojtur.
Ja çfarë kanë treguar dy burrat e moshuar duke mos mbajtur lotët për familjen nga Berati që jetonte në Golem dhe e pllakosi kjo fatkeqësi.
Si e njihni Xhemilin?
Burrë më i lartë në zonën e Golemit… Po shkonin në Berat me nusen e djalit, se ka fejuar djalin.
E pashë në televizor lajmin, sapo e pashë. Kemi 20 vjet bashkë në Golem, matanë lapidarit, unë dhe ai. Familje e nderuar, edhe nusat, edhe çunat.
Jemi shumë të prekur, si na ra. Familje e mirë, familje e lartë.
(E.K/FAXWEB)