03:40 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nëna e Marjan Levantit, t’i qëndrojë 50 metra larg ish-nuses dhe nipërve!”, urdhri i plotë i mbrojtjes

16:56 | 28/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagosi me thikë ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin, Marjan Levanti: U fsheha poshtë krevatit, prita sa erdhën

Zbardhet vendimi i plotë i urdhrit të mbrojtjes për Elena Kocaqin, e cila akuzoi në polici ish-vjehrrën Afërdita Levanti, që ka tentuar t’i marrë me forcë nipin, Dardanin, me pretendimin se Elena po e ndan nga i ati dhe po e ushqen me urrejtje për të.

Ish-bashkëshorti i historianes, është Marjan Levanti, i cili u dënua dy ditë më parë nga gjykata pasi plagosi me thikë tre familjarët e Elenës.

Urdhri i plotë i mbrojtjes:

“Pranimin e kërkesë padisë së paditëses Elena Levanti..
2- Lëshimin e Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes për paditësen Elena Levanti dhe fëmijët Dardanit Levanti dhe Helena Levanti kundra të paditurës Afërdita Levanti në këtë mënyrë: ” Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos kryeje vepra të dhunës në familje ndaj paditëses Elena Levanti dhe fëmijeve të saj Dardanit Levanti dhe Helena Levanti ” Urdherohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos kërcenojë paditesen Elena Levanti dhe fëmijet e saj. ” Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos cënojë, ngacmojë apo kontaktojë me paditësen Elena Levanti dhe fëmijeve të saj Dardanit Levanti dhe Helena Levanti.
Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos shkojë dhe të mos hyjë e qëndrojë në banesën e shtetases Elena Levanti me adresë; Rr,”Ilmi Haver, nr.3, unaza e re” Tiranë ku aktualisht do te banoje vetem paditesja dhe fëmijet, qendrës së saj të punës dhe shkollës dhe kopshtit ku aktualisht mësojnë dhe qëndrojnë fëmijët Dardanit Levanti dhe Helena Levanti
Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos i afrohet paditëses Elena Levanti dhe fëmijeve të saj Dardanit Levanti dhe Helena Levanti në një distancë prej 50 metër.
3- Shkelja e këtij vendimi nga e paditura Afërdita Levanti përbën vepër penale sipas nenit 320 te K.Penal.
4- Bazuar në nenin 19/b të Ligjit 9669 dt. 18.12.2006 për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare data e dëgjimit për vërtetimin e këtij urdhri caktohet data 13.01.2017 ora 10.00.
5- Ky vendim bazuar ne nenet 19/6 dhe 23 te ligjit Nr.9669 dt.18.12.2006 përbën titull ekzekutiv ndaj duhet të ekzekutohet nga Zyra e Përmbarimit, urdhër i cili bazuar ne nenin 3/7 te Ligjit Nr.9669 dt.18.12.2006 është i vlefshëm deri ne datën e vërtetimit të tij.
6- Një kopje e këtij vendimi ti dërgohet Komisariatit Policise nr.6 Tirane, nje kopje Zyres se Sherbimeve Sociale pranë Njësisë Administrative nr. 7 Bashkisë Tiranë, dy kopje paditëses Elena Levanti dhe nje kopje te paditurës Afërdita Levanti.
7- Të njoftohet Komisariati i Policisë nr.6 Tiranë për paraqitjen e përfaqësuesit të tij në seancë si dhe Zyra e Shërbimeve Sociale , Njësia Administrative nr. 7, Bashkia Tiranë për datën dhe orën e gjykimit.
8- Kundër vendimit lejohet ankim i vecantë Brenda 5 ditëve ne Gjykatën e Apelit Tiranë, afat i cili fillon nga e nesërmja e shpalljes. U shpall në Tiranë me datë 28.12.2017ora 12.15.”

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur “arrest me burg” për Marian Levantin. Marian Levanti vetëm pak ditë më parë plagosi me thikë të tre persona dhe më pas shfaqi pendesë për këto akte.

Ai  plagosi me thikë ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin e tij në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë. 

Etiketa: elena kocaqiMarjan Levantiurdher-mbrojtje
Pas

Idrizi akuza ndaj Dukës dhe Gjikës, kërkon hetim nga Prokuroria

Para

6 pulovrat me ”babagjysha” të Erion Veliajt (FOTOT)

Para
6 pulovrat me ”babagjysha” të Erion Veliajt (FOTOT)

6 pulovrat me ''babagjysha'' të Erion Veliajt (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.