Pas vendosjes së shiritit si “Skenë Krimi” në tokën e Nikollaq Neranxit ku do të zhvillohej panairi i kulinarisë ,kjo gjë nuk nuk është pranuar prej tyre.
Një ditë më parë Eftihia Neranxi nëna e tij, e cila është dhe administratore në kompaninë Neranxi ka shkuar me sëpatë në komisariatin e Himarës.
Ajo është shoqëruar ku i është sekuestruar dhe sëpata.Pas daljes nga komisariati ajo ka denoncuar se është dhunuar nga shefi i komisariatit.
Ditën e sotme ajo është rikthyer përsëri me një tjetër sëpatë ku sipas saj ka dashur të godasë shefin e komisariatit i cili është Arqile Gjikondi.Kjo pasi sipas saj jo vetëm i ka vendosur shiritin padrejtësisht në pronën e tyre por edhe e ka dhunuar.
Një efektiv policie nuk e ka lejuar të hyjë brënda në komisariat ndërkohë që ajo vazhdimisht ka kërcënuar shefin e Postës.
Në thirrjet e saj ajo ka kërkuar largimin e shefit të postës së Himarës për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj vetëm se kërkoj arsyen e vendosjes së shiritit në pronën e Neranxëve vetëm sepse do të zhvillonin një panair për turizmin.
Ndryshe nga një ditë më parë efektivët e policisë ditën e sotme nuk e kanë shoqëruar.
https://www.youtube.com/watch?v=wHO0S7FGgKI&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=rX5ltVxUNY8&feature=youtu.be
(E.V/Faxweb.al)