Një përqafim i ngrohtë mes ministres Mimi Kodheli dhe nënës së kapitenit të ndjerë Feti Voglit ka shoqëruar sot ceremoninë e 5-vjetorit të përkujtimit të tij. Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli tha se ai është krenaria e kombit dhe se të tillë janë të gjithë të tjerët që janë veshur me uniformën ushtarake dhe që ngrenë lart emrin e Shqipërisë. E përlotur nëna e Feti Voglit shfaqet në krahët e ministres, ku edhe nga sytë e kësaj të fundit nuk mungon trishtimi.
Eveshur në të zeza ende sot nëna e të ndjerit qan e vajton për humbjen e djalit të saj. Në Facebook ministrja ka shpërndarë foto nga ceremonia e përkujtimit ku ndër të tjera bie në sy përqafim i nënës së ngarkuar me emocione, me ministren Kodheli.
“20 shkurti është futur në kalendarin e ngjarjeve të dhimbshme të Forcave të Armatosura, ndaj sot përkujtojmë 5-vjetorin e rënies së “Dëshmorit të Atdheut”, kapiten Feti Vogli. Djali trim i Forcave Speciale. Krenaria e kombit. Mirënjohje e respekt jo vetëm kapiten Feti Voglin, por për të gjithë ata burra e gra në uniformë që ngrenë lart përditë flamurin dhe emrin e Shqipërisë”, shprehet Kodheli. (J.V/Shuplaka)