Nëna e një djali 12-vjeçar të sëmurë i ka kërkuar ndihmë kryeministrit Rama gjatë qëndrimit të tij në Burrel, ku i pranishëm ishte edhe ish ministri i Shëndetësisë, Beqja.
Fjala e nënës:
Unë do të të përgjerohesha, djali po më vdes. Djali im ka hyrë në një spital privat ka qenë me hemoglobinë 4. Unë e kam preventivin, është në Palermo.
Për tre muaj duhet bërë ndërhyrja tjetër në Itali, unë nuk pagova asnjë lek, duheshin 30 mijë euro. Unë do të ta dija shumë për nder nëse më ndihmon.
Djali im dëshiron të bëhet piktor, ai thotë do bëhem si Da Vinci, do bëj një pikturë që do e shes shumë shtrenjtë dhe do ndërtoj një spital me ato para.
Rama: Do të të kontaktoj, të shohim se si mund të bëjmë diçka. Do shohim çfarë mund të bëjmë.
(M.D/Shuplaka)